Topalli me gratë e Kuçovës: Gjithmonë krah jush
Në vazhdim të vizitës së tij në SHBA, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, është takuar në Departamentin Amerikan të Shtetit me zv.ndihmës-sekretarin e Shtetit për çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore, Stjuart Xhons. Xhons e uroi Metën për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Nga ana e tij, Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fortë që SHBA dha në këtë ngjarje historike për Shqipërinë. “Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë për forcimin e paqes dhe përballimin e sfidave botërore”, - u shpreh ai. “Por kontributi i saj i veçantë është pikërisht në konsolidimin e saj institucional e ekonomik, dhe në promovimin e sigurisë e bashkëpunimit në rajon”, - vazhdoi Meta. Nga ana tjetër, ai ka prekur çështjen e zgjedhjeve të ardhshme, duke thënë se “ato përbëjnë një provë reale për të testuar forcën e demokracisë në Shqipëri, si dhe përgjegjshmërinë që politika në Shqipëri ka ndaj anëtarësimit në NATO”. “Prandaj është një domosdoshmëri, - vijoi kreu i LSI-së, që këto zgjedhje të realizohen sipas standardeve ndërkombëtare, duke siguruar gjithë infrastrukturën e nevojshme, ku një rëndësi kyçe kanë dokumentet e identifikimit”. Meta kërkoi angazhimin e SHBA-së në gjetjen e zgjidhjeve për të garantuar që asnjë qytetari shqiptar të mos i hiqet e drejta e votës si pasojë e mungesës së kartave të identitetit.