Qeveria mbështet rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Qeveria e Shqipërisë mirëpriti adoptimin unanim nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të Rezolutës 1701 për ndalimin e luftimeve midis Izraelit dhe Hezbullahut. Rezoluta është shprehje e qartë e vendosmërisë së komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e konfliktit më të fundit në Lindjen e Mesme.
Duke shprehur mbështetjen e saj të plotë për Rezolutën, Qeveria mirëpriti pranimin e saj nga qeveria izraelite dhe libaneze. Ajo shpreson se Izraeli dhe Libani do të angazhohen seriozisht për zbatimin e menjëhershëm dhe të plotë të kësaj rezolute, duke i hapur rrugë zgjidhjes paqësore të konfliktit.