Qeveria merr për reklama lekët e orëve shtesë të policëve
Vendimi i Këshillit të Ministrave i heq Policisë së Shtetit 10 milionë lekë. Shtohen pakënaqësitë tek uniformat blu, problemi i orëve shtesë i hershëm
Laureta Rryçi
Tiranë - Qeveria merr paratë e orëve shtesë të policisë për reklama. Me një vendim të Këshillit të Ministrave që i përket datës 11 shkurt të këtij viti, Policisë së Shtetit do t’i merren 10 milionë lekë për të paguar reklamat për kartat e identitetit. Kështu, uniformat blu edhe kësaj radhe i kanë humbur shpresat për të marrë pagesat që u takojnë për dhjetëra orë pune jashtë orarit. Vendimi tashmë është botuar dhe në Fletoren Zyrtare të fundit dhe prej pak ditësh fondi nga buxheti për Policinë e Shtetit do të kalojë për llogari të Ministrisë së Brendshme pikërisht për reklama. E thënë ndryshe, atë që qeveria përcaktoi për uniformat blu për Buxhetin e vitit 2009, e ka ndryshuar tani duke i cilësuar më të rëndësishme reklamat për kartat.
Përfitimet
Në bazë të legjislacionit, i cili tashmë ka hyrë në fuqi, sektorët e grupeve operacionale, që përfshijnë të gjithë sektorët e Hetimit të Tiranës për çdo orë jashtë orarit duhet të marrin shpërblime, që përfshijnë minimumi 10 mijë lekë dita, për çdo ditë shërbimi, por kjo gjë duket se ende nuk ka ndodhur. Sipas strukturës së policisë, në këto sektorë futen: sektori i krimit të organizuar, sektori i krimit ekonomik, sektori i uniformave, sektori logjistik e teknik. Pranë zyrës së financave të policisë na thonë se nuk japin dot informacion për sasinë e parave të derdhura për sektorët e ndryshëm të policisë për orët e tyre jashtë orarit pa marrë një urdhër nga drejtori i institucionit. Mirëpo ky problem është prej vitesh në strukturat e Policisë së Shtetit. Prej kohësh, uniformat blu ankohen se në asnjë rast nuk janë paguar në mënyrë korrekte për të gjitha orët shtesë.
Puna dhe pushimi
Koha e punës dhe e pushimit për punonjësit e policisë njësohet me atë të punonjësve të tjerë të administratës publike, përveçse kur parashikohet ndryshe në këtë ligj. Pushimi vjetor i pagueshëm për punonjësit e policisë është 30 deri në 45 ditë kalendarike dhe jepet i shkallëzuar, sipas niveleve dhe gradave. Kur për arsye pune e shërbimi pushimi vjetor nuk mund të jepet brenda vitit, ai duhet të jepet jo më vonë se në muajin mars të vitit pasardhës, në të kundërt bëhet kompensimi në vlerë, sikurse edhe për orët shtesë të punës dhe të shërbimit. Në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme, të fatkeqësive natyrore apo të gatishmërisë, koha deri në 24 orë mbi kohën normale të punës e të shërbimit, brenda 6 muajve, nuk trajtohet si orë shtesë pune. Në rast fatkeqësie familjare, martese apo në raste të tjera të veçanta, punonjësit të policisë i jepen deri në 7 ditë leje e pagueshme ose deri në 2 muaj leje pa të drejtë pagese. Periudha e lejes pa të drejtë pagese nuk llogaritet në vjetërsi pune e shërbimi dhe as për efekte të ecurisë në karrierë.
Box
Rregullimi i pagave
Për shkak të përgjegjësisë dhe të rrezikshmërisë së lartë në detyrë, punonjësi i policisë ka përparësi në trajtimin me pagë
Paga e punonjësit të policisë caktohet sipas gradës dhe funksionit që ka fituar
Paga mujore e punonjësit të policisë përbëhet nga paga bazë, që është paga për gradë dhe nga shtesat mbi pagën bazë (në përqindje ose në shumë absolute) për kushte të tjera të veçanta të vendit të punës e të shërbimit, përfshirë profesionin, kualifikimin dhe kohën e qëndrimit në gradë për kompensim të privacioneve dhe humbjeve që i krijohen punonjësit të policisë për shkak të nevojave të punës e të shërbimit
Punonjësi i policisë përfiton edhe të gjitha shtesat e tjera të veçanta mbi pagë, si dhe shpërblimet që përfitojnë punonjësit e tjerë të administratës publike
Punonjësit e policisë përfitojnë çdo vit, në fund të vitit financiar, një shpërblim deri në një pagë mujore, të njëjtë me atë të përfituar nga punonjësit civilë dhe punonjësit e tjerë të administratës shtetërore
Ky shpërblim jepet në bazë të një shkalle përpjesëtueshmërie, që pasqyron kohën e punës së kryer nga punonjësi gjatë vitit financiar
Punonjësit që nuk kanë mungesa në punë për çfarëdo arsye, përveç kohës së pushimit, kanë të drejtën e shpërblimit të plotë
Kjo pagë nuk përfitohet në rastet kur punonjësi është ndëshkuar me masën “Përjashtim nga policia”
Rregullimi i pagave, kriteret dhe përgjegjësitë për dhënien e tyre miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave
Ligji “Për Policinë e Shtetit”
Neni 81:
“Çdo punë e kryer nga ora 19:00 deri 22:00 jep të drejtën e një shtese mbi pagë jo më pak se 20%”. 2) “Çdo orë pune e kryer midis intervalit 22:00 deri 06:00 jep të drejtën e një shtese mbi pagë jo më pak se 50%”.
“Orët suplementare mund të kompensohen me pushim ose me pagesë shtesë, jo më pak se 25% të saj. Orët suplementare të kryera gjatë ditëve të pushimit javor, ose të ditëve të festave zyrtare, kompensohen me pushim, ose pagë të paktën 50% më të madhe se orët suplementare të bëra ose paga normale. Kompensimi duhet të jepet jo më vonë se periudha 2 muaj nga dita e kryerjes së punës (shërbimit).
14 Mars 2009