E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miratoi 200 kuota, do të shpërndahen në katër universitete të vendit

Lorina Mixha

Transferimet e studimeve

Çelen aplikimet, ministria çon relacionin në universitete 

Lorina Mixha

Rektoratet e universiteteve publike vendosin kriteret, procedurat dhe afatet për studentët që do të transferojnë studimet nga një institucion në tjetrin.

Të gjithë ata që kanë menduar të aplikojnë për transferimin e studimeve, nga universitetet e huaja në ato shqiptare, nga sistemi privat në atë publik, por edhe studentët vendas që duan të kalojnë nga një qytet në tjetrin duhet të nisin menjëherë nga procedurat. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka deklaruar se ka përcjellë relacionin e vendimit të Këshillit të Ministrave në rektoratet e universiteteve. Menjëherë pas vendimit të qeverisë për kuotat që do të vendosen në dispozicion për transferimin e studimeve edhe universitetet kanë bërë gati procedurat, afatet dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.

Kuotat e transferimeve të studimeve për vitin akademik 2012-2013 janë 200 dhe sipas projektvendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe në bazë të propozimeve të universiteteve shpërndarja më e madhe e tyre do të jetë në katër universitetet kryesore të vendit. Ashtu siç e ka treguar edhe tradita, kuotat më të mëdha janë për universitetin më të madh, atë të Tiranës.

Kuotat më të mëdha do të jenë për Universitetin e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Shkodrës. Pas vendimit të Këshillit të Ministrave kemi dërguar në rektoratet e universiteteve relacionin përkatës me të gjitha sqarimet. Propozimet janë bërë nga universitetet, vendimi merret nga qeveria ndërkohë që kriteret, procedurat dhe afatet vendosen nga vetë institucionet arsimore, ka sqaruar zyrtarisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Kërkesat dhe lufta më e madhe për transferim të studimeve bëhet në degët: Juridik, Mjekësi, Stomatologji, Ekonomik, Shkenca Politike, Shkenca Sociale. Aplikime të shumta për të transferuar studimet vijnë edhe nga universitetet e trojeve, ndërkohë që shumica e të interesuarve janë nga universitetet private. Vitet e fundit kërkesa të shumta për transferime janë bërë edhe nga studentë shqiptarë që ndjekin studime jashtë vendit, në universitete të huaja.

Për vitin akademik 2012-2013, aplikimi për transferim studimesh në Universitetin e Tiranës do të bëhet individualisht, pranë zyrës së protokollit në rektoratin e UT-së. Këtë vit nuk është e nevojshme që të merret leje nga institucionet ku studiojnë apo të përcillen zyrtarisht nga këto institucione.

Pranimi i dokumentacionit për aplikim për transferim studimesh bëhet nga data 27.08.2012 deri më datë 17.09.2012.

Kërkohet formulari i aplikimit për transferim studimesh, i plotësuar nga aplikanti, plani dhe programi i studimit, lista e lëndëve, krediteve dhe notave të fituara, në formë zyrtare me firmë dhe me vulë. Universiteti i Tiranës, si pjesë të aplikimit kërkon kopje të noterizuar e diplomës së shkollës së mesme për institucionet e arsimit të lartë jashtë vendit. Dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë i përkthyer në shqip dhe i noterizuar në Shqipëri. Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose të noterizuara. Kërkohet fotokopje e kartës së identitetit, mandat arkëtimi. Informacionin për bankën dhe tarifën e aplikimit do ta gjeni pranë zyrës së protokollit në rektoratin e UT-së, në kohën e plotësimit të formularit për aplikim, sqaron rektorati i Universitetit të Tiranës

 

Afatet

Pranimi i dokumentacionit për aplikim për transferim studimesh bëhet nga data 27.08.2012 deri më datë 17.09.2012

Dokumentet

  • Formulari i aplikimit për transferim studimesh, i plotësuar nga aplikanti
  • Plani dhe programi i studimit
  • Lista e lëndëve, krediteve dhe notave të fituara (në formë zyrtare me firmë dhe me vulë)
  • Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme
  • Për institucionet e arsimit të lartë jashtë vendit, dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë i përkthyer në shqip dhe i noterizuar në Shqipëri
  • Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose të noterizuara.
  • Fotokopje e kartës së identitetit
  • Mandat arkëtimi (informacionin për bankën dhe tarifën e aplikimit do ta gjeni pranë zyrës së protokollit në rektoratin e UT-së, në kohën e plotësimit të formularit për aplikim

Qeveria miratoi 200 kuota, do të shpërndahen në katër universitete të vendit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›