E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria miraton 5 hidrocentrale të rinj



Qeveria miratoi dje vendimet për përcaktimin e autoritetit kontraktues për 5 hidrocentrale në vendin tonë. Duke vlerësuar këtë hap, Kryeministri Sali Berisha bëri të ditur se për këta 5 hidrocentrale të rinj janë bërë të gjitha aplikimet dhe tashmë miratohet autoriteti kontraktues për të dalë në treg. Këto hidrocentrale janë: “Suha 1”, “Rrapun 3”, “Llanga 1”, “Sotirë 1”, “Sotirë 2”, “Lengarica 2”. Po në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Kryeministri Berisha vlerësoi ecurinë e shpejtë të zbatimit të projektit të qeverisë për mbjelljen e ullinjve, duke bërë të ditur se sipas të dhënave, vetëm këtë vit janë mbjellë 2 milionë rrënjë. Ky fakt përbën një lajm jashtëzakonisht inkurajues. “Unë dua t’i siguroj fermerët se do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë, si me fondin e subvencionit, ashtu edhe me disa lehtësi të tjera që po hartohen ndërkohë, të cilat ata i meritojnë plotësisht”, - u shpreh Kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›