Qeveria miraton raportin për liberalizimin e vizave, më 14 janar diskutohet në Bruksel
Komiteti Ndërministror i Integrimit ka miratuar gjatë ditës së djeshme raportin mbi përmbushjen e detyrimeve për arritjen e liberalizimit të vizave me BE-në, si kusht për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë. Ky raport është përgatitur nga ministritë dhe të gjitha agjencitë përkatëse dhe do të dorëzohet në datën 14 janar në Bruksel. Kryeministri Berisha theksoi se ky proces po ecën në kursin e tij shumë të mirë. Raporti në fjalë përmban përgjigjet që i janë kthyer pyetësorit të Komisionit Europian mbi situatën më Shqipëri, kushtet që plotëson vendi ynë për liberalizimin e vizave. “Përgjigjet për këtë pyetësor kanë pasur një impakt qartësisht pozitiv”, - u shpreh kryeministri. Në këtë kontekst, Berisha theksoi rëndësinë e pajisjes së qytetarëve shqiptarë me kartat e identitetit, si një kusht në plotësimin e detyrimeve për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë.
13 Janar 2009