E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: “Çështja e pronave, si çështja e dosjeve të lustracionit”



Presidenti i Republikës, duke dashur t’i përgjigjet sulmit të PD-së për dekorimin e një persekutori të regjimit komunist, e ka krahasuar çështjen e pronës si çështjen e hapjes së dosjeve. Sipas Topit, ata që kanë dosje dhe që kanë qenë bashkëpunëtorë të regjimit komunist, ata ngrenë zërin e flasin më shumë për këtë çështje. “Keni parë kur them që çështja e pronave shumë e ngjashme me çështjen e dosjeve të lustracionit. Njerëz që mund të kenë qenë të lidhur në një mijë mënyra me regjimin, ngrihen dhe akuzojnë të tjerë që s’kanë pasur asnjë lloj lidhje me regjimin. Pra kësaj shoqërie duhet t’i kthehet morali!” - është shprehur Topi. Më tej ai ka sqaruar se dekorimi i persekutorit nuk ka qenë në dorën e presidentit, por më pas janë marrë të gjitha masat që ky dekorim të anulohej. “Gjashtë muaj është sulmuar Presidenti për çështjen e një dekorate, që s’kishte të bënte me vullnetin e Presidentit, një çështje totalisht sipërfaqësore, një dekorim totalisht i kthyer e i marrë në konsideratë për peshën e moralit kundrejt të përndjekurve politikë. Një procedurë e anuluar, e kthyer dhe sot fatmirësisht, edhe karshi kësaj çështjeje, jemi totalisht të pastër”, - është shprehur Topi.

13 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›