Qeveria ngarkon METE-n për marrëveshjen përfundimtare të “ARMO”-s
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të drejtojë negocimet me konsorciumin amerikano-zviceran "Refinery Associates of Texas, Mercuria Energy Group, Anica Enterprises”, e cila u shpall fituese për blerjen e 85 për qind të aksioneve të kompanisë publike të naftës “ARMO”. Këshilli i Ministrave shpalli dy ditë më parë fitues këtë konsorcium për blerjen e paketës kryesore të kompanisë “ARMO”, pas vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, që shpalli fitues konsorciumin amerikano-zviceran, me 93.16 pikë në vlerësimin e ofertave pas tenderit të organizuar në METE. Qeveria gjithashtu ngarkoi ministrinë e Ekonomisë, që në bazë të klasifikimit të përcaktuar, të fillojë negocimet dhe nënshkrimin e marrëveshjes me "Refinery Associates of Texas, Mercuria Energy Group, Anica Enterprises", sipas vendimit nr.82, datë 03.02.2008 të Këshillit të Ministrave. Marrëveshja me konsorciumin amerikano-zviceran do të miratohet edhe nga Kuvendi i Shqipërisë dhe më pas, konsorciumi do të kalojë në marrjen në dorëzim të 85 për qind të aksioneve të kompanisë “ARMO”.
20 Qershor 2008