Qeveria përcakton 2629 vende pune të reja në administratë
Laureta Rryçi
Këshilli i Ministrave e ka rritur numrin e punonjësve të administratës që do të jenë të punësuar me kontratë të përkohshme. Vendimi më i fundit i qeverisë për këtë çështje u mor vetëm pak ditë më parë duke ndryshuar kështu vendimin e marrë në shkurt të këtij viti. Kësisoj nga 2500 vende të reja pune që ishin përcaktuar në shkurt të këtij vitit, qeveria e ka rritur në 2629 vendet e punës që do të jenë nëpër institucione shtetërore me kontratë të përkohshme. Gazeta “Albania” zbardh vendimin e plotë të qeverisë për numër punonjësish sipas ministrive dhe disa institucioneve të tjera qendrore. Sipas tabelës rreth katër ministri duket se do të kenë numrin më të madh të këtyre punonjësve. Ndër to renditet Ministria e Transportit, e Mjedisit, e Bujqësisë etj. Po kështu një numër të konsiderueshëm punonjësish janë përcaktuar edhe për disa dikastere të tjera.
Vendimi
Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme ka ardhur duke u rritur edhe në krahasim me vitin 2008. Vendimi që u mor në fillim të këtij viti e ndryshoj këtë numër punonjësish nga 1618 në 2430. Këto vende pune mësohet se janë hapur falë projekteve sezonale që kanë ministritë dhe institucionet. Më ndryshimin e vendimit qeveria ka përfshirë për punësimin sezonal edhe Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale. Udhëzimi më i fundit ngarkon me përgjegjësi për zbatimin më të detajuar të tij Ministrinë e Financave. Sipas këtij vendimi i takon kësaj ministrie të miratojë përcaktimin me hollësi të numrit të punonjësve, sipas tabelës së mëposhtme sipas profesioneve dhe me afate kohore, brenda kritereve të vendimit.
Ministritë
Vendimi më i fundit i qeverisë ka përcaktuar disa ministri dhe institucione si vendet që do të ofrojnë më shumë punë sezonale gjatë këtij viti. Kështu Ministria e Transportit për drejtoritë që ka në varësi dhe projektet që do të zbatohen gjatë këtij viti i është dhënë e drejta për t’iu shtuar edhe 803 punonjës me kontratë të përkohshme përveç administratës që ka aktualisht në varësi. Pak a shumë të njëjtin fat do të kenë dhe Ministria e Bujqësisë, Mjedisit dhe INSTAT.
Vendimi i Korrikut për 2009
Kuvendi i Shqipërisë 11
Këshilli i Ministrave 1
Ministria e Ekonomisë 58
Ministria e Bujqësisë 213
Ministria e Transportit 815
Ministria e Financave 49
Ministria e Arsimit dhe Shkencës 113
Ministria e Turizmit 22
Ministria e Shëndetësisë 52
Ministria e Jashtme 16
Ministria e Brendshme 562
Shërbimi Informativ Shtetëror 40
Drejtoria e Përgjithshëm e Arkivave 30
Ministria e Punës 83
Ministria e Mjedisit 140
Prokuroria e Përgjithshme 5
Gjykata Kushtetuese 2
Agjencia Telegrafike Shqiptare 3
INSTAT 378
Këshilli i Lartë i Drejtësisë 2
Autoriteti i Konkurrencës 2
Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit 1
Institucione të tjera qeveritare 2
Totali 2629
Vendimi i shkurtit për 2009-n
Kuvendi i Shqipërisë 11
Këshilli i Ministrave 1
Ministria e Ekonomisë 44
Ministria e Bujqësisë 213
Ministria e Transportit 803
Ministria e Financave 49
Ministria e Turizmit 22
Ministria e Shëndetësisë 27
Ministria e Jashtme 16
Ministria e Brendshme 562
Shërbimi Informativ Shtetëror 40
Drejtoria e Përgjithshëm e Arkivave 30
Ministria e Punës 83
Ministria e Mjedisit 140
Gjykata Kushtetuese 2
Agjencia Telegrafike Shqiptare 3
INSTAT 378
Këshilli i Lartë i Drejtësisë 2
Autoriteti i Konkurrencës 1
Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit 1
Institucione të tjera qeveritare 2
Totali 2430
Ishte në vitin 2008
Kuvendi i Shqipërisë 11
Këshilli i Ministrave 1
Ministria e Ekonomisë 44
Ministria e Bujqësisë 190
Ministria Transportit 803
Ministria e Financave 49
Ministria e Jashtme 16
Shërbimi Informativ Shtetëror 40
Ministria e Punës 83
Gjykata Kushtetuese 2
INSTAT 378
Autoriteti i Konkurrencës 1
Totali 1618
4 Gusht 2009