E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Zgjedhjet e lira, prioritet



Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, garantoi dje delegacionin e Parlamentit Evropian, kryesuar nga eurodeputetja Doris Pak se zgjedhjet e lira janë prioritet për mazhorancën dhe qeverinë. “Nuk ka çështje më prioritare për ne, - tha Topalli, - sesa realizimi i zgjedhjeve të lira, të rregullta e me të gjitha standardet dhe ne po e realizojmë këtë”. Ajo shtoi se këto zgjedhje janë prioritet absolut dhe infrastruktura zgjedhore, regjistri elektronik, kartat e identitetit, pasaportat biometrike, të realizuara për herë të parë në 18 vjet, përbëjnë një bazë të fortë për zgjedhje të standardeve evropiane. “Pas dy javësh në Strasburg-Kehl Shqipëria do të anëtarësohet në NATO, krah vendeve më të fuqishme të botës, ngjarje e jashtëzakonshme dhe me një domethënie të veçantë në historinë e Shqipërisë; e po ashtu së shpejti Shqipëria do të paraqesë kërkesën për statusin e vendit kandidat në BE”, - tha më tej Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›