Qeveria rrit biletën e urbanit në 30 lekë, shtrenjtohen dhe abonetë
Autori i Lajmit: red.
Rritje do të pësojnë edhe abonetë të cilat përdoren vetëm për një linjë, të cilat nga 600 lekë, tashmë do të shiten më 900 lekë
Këshilli i Ministrave ka vendosur të rrisë tarifat e biletave të transportit urban brenda qyteteve. Tashmë bileta e çdo autobusi urban brenda qytetit do të kushtojë 30 lekë, nga 20 lekë, që ka qenë deri më sot. Po kështu një rritje të ndjeshme pritet të fitojnë edhe abonetë mujore.
Kështu, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave abonetë e përgjithshme do të shiten me 1200 lekë, ndërsa deri më sot kostoja e tyre ka qenë 800 lekë. Kabineti qeveritar nuk ka lënë pa ndryshuar edhe çmimin e aboneve të studentëve të cilat nga 400 lekë të reja do të shkojnë në 600 lekë të reja. Rritje do të pësojnë edhe abonetë të cilat përdoren vetëm për një linjë, të cilat nga 600 lekë, tashmë do të shiten më 900 lekë.
Vendimi pas kërkesave të shoqatës
Vendimi i qeverisë u mor pas protestave disa mujore të Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas (SHKTQ), të cilat kaluan gati në falimentim, pas disa anomalish që shfaqi një shërbim i tillë. Kreu i SHKTQ-së, Fatos Vrapi vetëm para disa kohësh deklaroi para medias të gjitha problemet e transportit urban. Vrapi pati deklaruar se nëse shërbimi nuk subvencionohet nga shteti, duhet të bëhet patjeter liberalizimi i tarifës së biletës, në të kundërt ky lloj shërbimi nuk funksionon, pra do të dështojë. Por, edhe me këtë vendim, shoqatës nuk i janë plotësuar kërkesat, duke nisur nga çmimi i biletës i kërkuar prej tyre në vlerën e 50 lekëve. Po ashtu shoqatës nuk i subvencionohet nga shteti asnjë abone, apo nuk i subvencionohen as dëshmitë e veteranëve të luftës, apo dhe të paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve.
Problemet e shërbimit urban
Të dhëna nga përfaqësues të kësaj shoqate: Kostoja e biletës del 50 lekë dhe aboneja e përgjthshme 1500 lekë. Ngritja e tarifës së biletës herën e fundit është bërë qysh në janar të vitit 2004. Nuk u jepet subvencioni për biletat një udhëtimshe dhe abonetë. Nuk u jepet subvencioni për kategorinë e udhëtarëve, që sipas ligjit përfitojnë udhëtimin falas. Po ashtu edhe trafiku i rënduar dhe mungesa e një korsie të veç antë vetëm për autobusët. Këtkesa e fundit duket se ka vënë në lëvizje Bashkinë e Tiranës që ka nisur të vijëzojë dhe të krijojë një korsi për autobusët. Po ashtu pengesë për këtë shërbim duket se është edhe rritja e çmimit të karburantit, duke e rënduar më tej gjendjen.
Ky lajm është publikuar: 22/05/2008