E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shteti, abuzime me pronën e 33 familjeve në Kolonjë”

Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste denoncon vendimet e paligjshme që ka marrë Agjencia Lokale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Kolonjë në dëm të 33 familjeve të kësaj zone. Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe, deklaroi se, me ndërhyrjen e një deputeti të Partisë Demokratike, u janë grabitur 700 ha pyje e kullota në fshatin Vreckë të Kolonjës, 33 familjeve për t ua dhënë personave të tjerë. “AKKP në Kolonjë, së bashku me Gjykatën e Shkallës së Parë, kanë marrë vendim për t u dhënë rreth 700 ha pyje dhe kullota pyjore vetëm dy personave nga fshati Vrëckë. Siç konfirmon një raport i hollësishem me firmë dhe vulë të qeverisë së Berishës, i nënshkruar nga Alibeaj, atëherë drejtor i Departamentit të Kontrollit në Kryeministri, qoftë vendimi i gjykatës, qoftë vendimi i AKK-së, në Kolonjë, është marrë pa asnjë provë apo fakt që vërteton pronësinë e këtyre dy personave”, - u shpreh Braçe, ndërsa shtoi se kjo gjë konfirmohet nga një dokument zyrtar, i firmosur nga Myqerem Tafaj dhe më pas nga Enkeled Alibeaj. Sipas Braçes, po e njëjta gjykatë, ajo e shkallës së parë, e Kolonjës, e konfirmuar më pas edhe nga Apeli i Korçës, ka marrë vendimin që njeh pronësinë e truallit, 700 ha, 33 trungjeve të familjarëve të fshatit, që i përfaqësojnë këto marrëdhënie ndërgjyqësore, me prokurë të posaçme, këta dy zotërinj. Pavarësisht se janë marrë këto vendime që në vitin 2000, sot jemi në vitin 2008, AKK në kohë të ndryshme, nuk zbaton këto vendime për t u kthyer pronësinë 33 trungjeve familjare të fshatit Vreckë”, - tha ai. Nënkryetari i deputetëve socialistë sqaron më tej se dy instituicione të rëndësishme, konfirmojnë paligjshmërinë e këtyre vendimeve dhe Alibeaj në atë kohë ka rekomanduar që AKK të rishqyrtojë në përputhje me hapësirat ligjore vendimet sa më sipër të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave të Kolonjës. AKKP e merr në shqyrtim këtë çështje, por ua lë pronën përsëri dy personave. Kjo, sipas Braçes, sepse në këtë çështje ka pasur ndërhyrje politike. “Pëllumb Abeshi, që është sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, pasi vihet në dijeni nga z. M.Tafaj, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe natyrisht më pas nga z. Alibeaj, pohon edhe vetë në dokument duke vënë një shënim me dorë: “Z. Alibeaj, ka qenë rekomandimi i deputetit tënd”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 22/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›