Qeveria serbe hedh poshtë Rezolutën mbi Kosovën
Qeveria serbe ka refuzuar Rezolutën e Partisë Radikale Serbe me anë të së cilës kërkohej tërheqja nga anëtarësimi në Bashkimin Europian nëse vendet nuk anulojnë vendimin për pranimin e Kosovës. 15 ministra kanë votuar kundër, ndwrsa shtatë të tjerë kanë votuar pro. Radikalët, të mbështetur nga partia e kryeministrit Voisllav Koshtunica, kishin parashtruar një rezolutë në të cilën BE-ja duhej që në mënyrë të qartë dhe kategorike të prononcohej se “Kosova mbetet pjesë e Serbisë”, para se vendi t’i vazhdojë negociatat paraaderuese me Bashkimin. “Serbia nuk duhet të negociojë me cilëndo organizatë internacionale, e cila nuk njeh Kosovën si pjesë të Serbisë”, - tha në Parlament lideri i Partisë Radikale Serbe, Tomisllav Nikoliç. Kryetari i Parlamentit, Oliver Duliç, nga Partia Demokratike në pushtet, ka ndërprerë seancën dhe është shprehur se qeveria në të cilën liberalët proeuropianë kanë shumicë në krahasim me nacionalistët e Koshtunicës, fillimisht patjetër duhet të prononcohen për rezolutën para se ajo të shqyrtohej në Parlament.
7 Mars 2008