E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria shqiptare stimulon qëndrimin dhe afrimin e stafeve të kualifikuara drejt administratës shtetërore.

Zëdhënësja e qeverisë dhe njëkohësisht Ministre e Integrimit, zonja Majlinda Bregu ne raportimin javor me mediat përcolli vëmendjen e qeverisë për të stimuluar qëndrimin dhe afrimin e stafeve të kualifikuara drejt administratës shtetërore.

"Në këtë komunikim kërkoj të përcjell përmes jush vëmendjen e qeverisë shqiptare për të stimuluar qëndrimin dhe afrimin e stafeve të kualifikuara drejt administratës shtetërore. Politika e qeverisë synon të hartojë një strukturë pagash konkuruese në treg dhe të ofrojë kushte për të gjithë të rinjtë që janë kualifikuar në Universitete brënda e jashtë vendit.Shqipërisë po i afrohen investitorë të fuqishëm dhe tregu i punës ka nevojë për njerëz të kualifikuar. Një politikë e tillë synon të jetë me atraktive për prurjet në administratë , por edhe të ndalë emigracionin e "trurit", pra të atyre forcave intelektuale që ndihmojnë Shqipërinë të kapë ritmet e zhvillimit të shpejtë. Qeveria ka miratuar shtesën mbi pagën për kualifikime, tituj dhe grada shkencore.
Nga ky vendim përfitojnë rreth 1000 punonjës të administratës shtetërore. Kështu ,
• Punonjësit me titullin profesor do të marrin shtesë mbi pagën 30 mije lekë në muaj.
• Asistent profesorët do të shpërblehen në muaj me 25 mijë lekë mbi pagën.
• Punonjësit me titull doktor shkencash do të përfitojnë 20 mijë lekë shtesë mbi pagën.
• Ndërsa specialistët që kanë kryer masterin në vend do të shpërblehen me 10 mijë lekë mbi pagën.
• Të gjithë ata të cilët kanë një doktoraturë të mbrojtur në perëndim, përfitojnë 25 mijë lekë mbi pagën.
• Ekspertët që kanë kryer master pasuniversitar në shtetet perendimore do të marrin 20 mijë lekë mbi pagën.
Ky vendim do të aplikohet shumë shpejt edhe në institucionet e pavarura, të cilat kanë një buxhet të tyrin të caktuar dhe bëjnë skemën e pagave të pavaruar nga Këshilli i Ministrave.
Fatura financiare për këtë masë të qeverisë për stimulimin e kuadrove të kualifikuar llogaritet në 90 milionë lekë të reja vetëm në 6 mujorin e dytë të vitit,pasi efektet financiare të këtij vendimi hyjnë në fuqi nga data 1 korrik."

Pyetje: Zonja Bregu, të qëndrojmë tek struktura e pagave, a mund të na thoni sa është shtuar paga e diplomatëve?

Zonja Bregu: Këshilli i Ministrave aprovoi një tjetër vendim të rëndësishëm në skemën e pagave për personelin e përfaqësive diplomatike.
Titullarët e ambasadave do të përfitojne përvec pagës dhe një shtëse prej 75 %.Ndërsa personeli tjetër diplomatik do të ketë mbi pagën edhe një shtese prej 40%.Për një përfaqësim dinjitoz, qeveria vendosi që të akordojë dhe një fond për kompensimin e kostos së jetesës së diplomatëve.

Pyetje: Ju thatë që përfitojnë rreth 1000 punonjës dhe folët dhe për thithjen e trurit, kjo do të thotë që ata që janë në administratë do të zëvendësohen?

Absolutisht jo, ky është një vendim që i përket kësaj administrate.
Personeli i kualifikuar me mastër, tituj dhe grada shkencore perfiton shtese mbi pagen. Kjo masë aplikohet për herë të parë.

Pyetje : A do të përfitojnë pedagogët nga ky vendim?

Zonja Bregu: Pedagogët nuk përfitojnë nga ky vendim pasi ata paguhen në bazë të gradave shkencore. Përjashtim nga ky vendim bëjnë edhe Kryeministri, ministrat, Kryetarja e Kuvendit dhe Presidenti, pasi kushtetuta nuk lejon që ata të marrin shpërblim tjetër përvec pagës.

Pyetje: A do të ketë ndryshime në qeveri? Z. Dule kërkoi që të zgjerohet koalicioni.

Zonja Bregu: Unë do të doja që pyetjet ti referoheshin temës së konferencës.
Ndryshimet në qeveri nuk janë pjesë e punës së Këshillit të Ministrave.
Dhe në dijeninë time nuk di që kryeministri të ketë në plan zgjerimin e koaliconit qeveritar.

Pyetje: Zonja Bregu, pse po hapen në këtë moment dosjet e 97-ës, kam parasysh arrestimet e ditëve të fundit për ngjarjen e Cërrikut ?

Zonja Bregu: Shpesh herë jemi ankuar se drejtësia nuk është vënë në vend , nuk është asnjëherë vonë për të vendosur drejtësi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›