E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria shton numrin e festave si “Java e ujit në Shqipëri”



Qeveria vendosi në mbledhjen e saj të radhës disa ditë të caktuara për t’iu përkushtuar ujit në Shqipëri. Kështu, specialistë të shumtë do të kenë disa ditë të caktuara për të diskutuar për ujin në vendin tonë. Sipas Këshillit të Ministrave, u shpall “Java e ujit në Shqipëri”, java e parë e muajit nëntor të çdo viti. Të gjitha institucionet shtetërore të kësaj fushe, në nivel qendror dhe vendor, si dhe shoqata e ujësjellës-kanalizimeve në Shqipëri, veçmas ose në bashkëpunim, të programojnë, organizojnë dhe realizojnë, në këtë kuadër, brenda juridiksionit dhe mundësive të tyre financiare, infrastrukturën festive dhe veprimtari të ndryshme. Festimet dhe diskutimet për ujin do të jenë në qendër të vëmendjes së muajit nëntor. Kështu, të gjitha institucionet e lartpërmendura do të mbajnë statistika dhe të dhëna mjaft të rëndësishme përsa i përket zbatimit të këtij vendimi. Me këtë shtysë të re pritet që kontrollit të ujit të pijshëm t’i kushtohet më tepër rëndësi, përsa i përket cilësisë së ujit të pijshëm.

11 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›