Studimi, meshkujt shqiptarë vetëvriten më shumë se femrat
Rritet numri i vetëvrasjeve në vend. Më e prekur mosha 16-vjeçare. Statistikat tregojnë të gjitha mënyrat e vetëvrasjeve nga viti në vit
Emanuela Sako
Vitet e fundit numri i vetëvrasjeve në vendin tonë është rritur ndjeshëm. Statistikat tregojnë se vetëm brenda tre viteve të fundit numri i të vetëvrarëve shënon shifra të larta dhe janë kryesisht moshat e reja që bien pre e këtij akti.
Në Ditën e Shëndetit Mendor, ISHP-ja organizoi një tryezë me specialistë, ku diskutuan rrethanat dhe mënyrat e parandalimit të personave që vrasin veten. Specialistët shpjeguan se grupmoshat 16-vjeçare janë më të rrezikuarat, ndërkohë që këta adoleshentë shënojnë dhe përqindjen më të lartë në shifrat që raportohen nga statistikat e kryera për vitet 2005-2008. Kështu, rreth 55 për qind e vetëvrasjeve kanë qenë meshkuj të moshës 15-16 vjeç. Specialistët tregojnë se kanë ndryshuar dhe mënyrat e vetëvrasjeve me kalimin e viteve. Drejtori i Shëndetit Publik, Alban Ylli, paraqiti një strategji për të synuar uljen e rasteve të tilla, ku faza e parë do të ishte mësimdhënia në shkolla.
Statistikat
Po të merren parasysh rastet e vetëvrasje, të gjitha kanë nga një mënyrë të caktuar, e cila ka ndryshuar nga viti në vit. Në vitet 1998-1999 e në vazhdim shumica e vetëvrasjeve janë kryer me armë zjarri. Specialisti i Statistikave në Ministrinë e Brendshme, Skënder Doda, sqaroi se këto raste ndodhin sepse në pjesën dërrmuese të popullsisë kishte mjaft armë më duar pas ngjarjeve të vitit 1997. Më pas nga Policia e Shtetit u bë grumbullimi i armatimit nga popullsia civile dhe kjo bëri që të ulej numri i vetëvrasjeve me armë zjarri. Më pas dolën mënyra të tjera, ku mund të përmendet vetëvarja, vetëhelmimi etj. Vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i të rinjve që shfaqin gjithmonë një rrezik të tillë, të cilët u përkasin grupmoshave 16 deri në 26 vjeç. Mënyrat më e madhe e vetëvrasjeve në 3 vitet e fundit shkaktohen nga pesticidet, të cilat i përdorin për të helmuar vetveten.
Strategjia
Për të pakësuar numrin e të rinjve të humbasin jetën, drejtori i Shëndetit Publik, Alban Ylli, shprehet se duhet që çdo gjë të fillojë nga shkollat, nga shpërndarja e këshillave të ndryshme, por sipas tij duhet një bashkëpunim i fortë edhe me institucionet e tjera përgjegjëse. Ai kërkon shtimin e rolit të punonjësit social dhe psikologut në shkollat që e kanë këtë strukturë dhe futjen e këtij shërbimi në shkollat që nuk e njohin këtë funksion. Në tryezën e rrumbullakët, në Ditën e Shëndetit Mendor, specialiste nga OBSH-ja, ISHP-ja, si dhe njerëz të medias diskutuan për mënyrën e parandalimit të këtij fenomeni dhe rreth ndikimeve që ka media te publiku në raportimin e këtyre vetëvrasjeve. Në këtë drejtim, ISHP-ja shpërndau dhe manualin “Media dhe vetëvrasja” mbi mënyrën e raportimit të përgjegjshëm të vetëvrasjeve në median e shkruar dhe vizive. Përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme theksuan se po punohet në drejtim jo vetëm të identifikimit të shkaqeve, por dhe të mjeteve, duke marrë dhe masat e duhura për parandalimin e fenomenit
11 Shtator 2008