Vasili: “PS-ja po i shet Kodin e ri Zgjedhor Sali Berishës”
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së denoncon pazaret dhe kulisat për Kodin e ri Zgjedhor. Vasili: “Koalicionet e përbëra do të sjellin një Dushk të ri në zgjedhje”
Shaban Sulçe
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, ka denoncuar marrëveshjen më të fundit të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për hartimin e pikave kryesore që kanë të bëjnë me Kodin e ri Zgjedhor. Në një intervistë për gazetën “Albania”, Vasili tha se Kodi i ri Zgjedhor, për fat të keq, po kthehet në viktimë të militarizimit bipartizan të bashkëpunimit Rama-Berisha. Ai akuzoi disa nga propozimet e ekspertëve të PS-së për Kodin Zgjedhor, duke i akuzuar ata se po shesin procesin zgjedhor te politikani me CV-në më të madhe për vjedhjen e votave, si Sali Berisha. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së argumentoi gjithashtu se LSI-ja kishte refuzuar idenë e PS-së për formimin e koalicionit të përbërë, pasi kjo mënyrë koalicioni do të sjellë një Dushk të ri në procesin e ardhshëm zgjedhor.
Zoti Vasili, Partia Socialiste ka bërë të ditur dje disa prej pikave për të cilat ka rënë dakord në Komisionin për Reformën Zgjedhore. A jeni njohur me këto pika dhe si do ta gjykonit faktin që ky konsensus është dhënë pa miratimin apo bisedimin me LSI-në?
Për fat të keq, i gjithë procesi për hartimin e Kodit vazhdon të mbetet primitivisht bipartizan dhe plotësisht jo konsensual. Gjithçka në ecurinë e deritanishme të veprimtarisë për Kodin është bazuar jo mbi principin bazë të demokracisë atë të garantimit të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të barabarta, por të bolshevizmit PD-PS. Të gjitha propozimet lindin nga labirintet dhe kulisat pro Dushk të PS-së dhe PD-së dhe vazhdojnë t’i shërbejnë pa asnjë mëdyshje kësaj filozofie shkatërrimtare të zgjedhjeve në Shqipëri si deri tani. Propozuesit dhe paraqitësit e alternativave, të cilët shfaqen në mënyrë të papritur dhe të mistershme, janë gjithmonë as më shumë dhe as më pak se zëdhënësit e kompromiseve të natës Berisha-Rama dhe gjithmonë gjithçka ndodh, është larg syve të opinionit publik, larg medias dhe mendimit të pavarur, duke i shërbyer deri në fund taktikës së faktit të kryer, taktikë për të shkatërruar zgjedhjet dhe ekuilibrat politikë dhe të zhvillimit të vendit, duke koleksionuar turpe të njëpasnjëshme elektorale dhe dështime gjithnjë e më të rënda. Por në momentin në të cilin ndodhet vendi e gjithë përgjegjësia për shkatërrimin e zgjedhjeve bie mbi Ramën dhe Berishën, dhe kjo përgjegjësi, për standardet e cenuara dhe militarizimin politik bipartizan të reformës zgjedhore, është shumë e rëndë dhe do të kushtëzojë edhe fundin e keq politik të të dyve.
PS-ja ka deklaruar se për çështjet e listave të zgjedhësve, zgjedhësit do të votojë vetëm aty ku ka vendbanimin, pra e thënë ndryshe, aty ku ka gjendjen civile. A e mbështet LSI-ja këtë pikë?
Kjo pikë ka legjitimuar përfundimisht përjashtimin e emigrantëve nga votimi, thënë më thjeshtë akoma, ka përjashtuar nga votimi rreth 1 milion shqiptarë dhe kjo hedh poshtë përfundimisht demagogjinë e shëmtuar të PS-së dhe PD-së si dhe të disa organizatave parapolitike që kanë bërë sikur u është shqyer barku për emigrantët dhe sot, kur ata përjashtohen përfundimisht nga votimi, po bëjnë me paturpësi shurdhmemecin përpara këtij dhunimi flagrant që po i bëhet të drejtës së emigrantëve për të votuar.
Po përsa i përket administratës zgjedhore, duket se është rënë dakord për çmilitantizmin e saj partiak. Megjithatë, është thënë se janë propozuar skema alternative. Cili është propozimi i LSI-së në këtë rast?
Çmilitantizmi dhe Berisha në garë janë dy gjëra që përjashtojnë njëra-tjetrën. Duket qartë se ata që po punojnë në cilësinë e ekspertëve në PS lidhur me këtë çështje ose nuk kanë asnjë lloj lidhje me PS-në dhe realitetin shqiptar, ose shumë më keq akoma, duket hapur që janë edhe ata njerëz të Berishës dhe duan t’i dhurojnë atij zgjedhjet, ashtu si lideri i tyre Rama i dhuron sheshet e ndërtimit. Sot, kur vetë PS-ja ka pohuar mijëra herë se e gjithë administrata, e ta gjitha niveleve, është kapur nga PD-ja dhe është mbushur me militantë të PD-së dhe të Berishës. T’u japësh atyre të drejtën të kontrollojnë e të administrojnë procesin zgjedhor është njëlloj si t’i varësh mëlçitë ujkut në qafë, dhe ujku në këtë rast quhet Sali Berisha, CV-ja e të cilit lidhur me vjedhjen e votave është më e pasura se e çdo lideri politik në botë. Propozimi ynë është shumë i qartë. Të gjitha koalicionet dhe partitë të kenë përfaqësuesit e tyre në komisionet zgjedhore të të gjitha niveleve, ndërsa kandidatët të përzgjidhen prej partive në përputhje me rregullat dhe aftësimin e nevojshëm për kryerjen e detyrës të vendosura në Kod.
Partia Socialiste ka rënë dakord që në zgjedhjet e ardhshme të votohet me një fletë të vetme votimi, ku poshtë koalicioneve do të votohet për partitë. Sipas PS-së kjo do të sjellë edhe konkurrencën brenda partive të një koalicioni, do të masë forcat reale të tyre si dhe do të shmangë Dushkun. A e inkurajoni këtë mënyrë votimi? A mendoni vërtet se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të ketë Dushk?
PS-ja nuk mbron asnjë ide koalicioni, ajo vetëm pohon qartazi se Kodi i propozuar prej saj për të dëmtuar LSI-në s`bëri asgjë tjetër, vetëm dëmtoi PS-në vetë dhe favorizoi Berishën, i cili përfitoi nga kapja që i bëri Ramës, jo vetëm Kushtetutën, por edhe Kodin Zgjedhor që donte. Koalicionet ngrihen mbi parime të qarta dhe të shëndosha, ato ngrihen mbi një program të qartë, ndaj të cilit partitë fituese kanë detyrime për ta realizuar atë, kështu që kuptohet qartë se koalicionet e përbëra të propozuara janë një hile politike, një imoralitet politik pa asnjë përmbajtje që ka për bazë vetëm filozofinë për të përvetësuar vota që PS-ja nuk i merr dot. Është e turpshme për PS-në kur kujtojmë se ç`u tha prej liderëve të saj ditën që propozuan këtë mostrën spanjolle. Njëzëri të gjithë folën të mbështetur edhe nga analistë të akaparuar se ky sistem ishte sistemi i së vërtetës dhe partitë e vogla duhet të zhduken, aq sa nuk ngurruan të përmendin me emra të përveçëm, Gjinushin, Milon e Cekën, si objektiva për t’u asgjësuar dhe sot të gjithë këto produkte të panevojshme politike duhet të bëhen sot, sipas PS-së, pjesë e koalicionit të përbërë, sepse bishtat politike që përfaqësojnë paskan vlerë dhe formulat lejojnë kalkulimin sipas gjatësisë së bishtit që përfaqëson secila. LSI-ja e ka përbuzur koalicionin e përbërë të bishtave si një makinacion vjedhës që ligjëron një Dushk të ri, akoma më të shëmtuar dhe që stimulon vegjetimin dhe moçalizimin bizantin të politikës shqiptare, duke ricikluar realitete dhe personazhe që u ka perënduar prej vitesh ylli dhe përfaqësojnë vetëm ngarkesa të rënda në kurriz të popullit dhe të politikës, si dhe ndrydhin e pengojnë qindra e qindra vullnete të reja politike me vizion, ritëm dhe nerv, për të cilët ka aq shumë nevojë Shqipëria.
Si do ta gjykonit heshtjen e PS-së për të propozuar sistemin e korrektimit kombëtar të votave, ku ndërkohë kjo ka qenë një nga pikat më të kërkuara të LSI-së?
Propozimi ynë për korrektim kombëtar nuk është asgjë tjetër vetëm një instrument që të afron tek e vërteta elektorale, pra tek ajo që kanë votuar shqiptarët. PS-ja nuk e do dhe e lufton atë, sepse ajo urren një të vërtetë të tillë për arsye se ajo do, mbështet dhe ligjëron të vërtetën e Dushkut që prodhon koalicioni i përbërë i propozuar prej saj. Dushku i ka vënë në një pozicion qesharak të tillë saqë argumentojnë se korrektimin kombëtar gjoja pengon Kushtetuta. Por ç`pengon Kushtetuta, e cila ka ligjëruar se sistemi zgjedhor në Shqipëri është proporcional dhe korrektimi kombëtar është një rast klasik i respektimit të proporcionalitetit, pra të votës së dhënë për partitë, gjithashtu po në frymën e Kushtetutës korrektimi kombëtar mbështet atë nen të Kushtetutës i cili u lejon shqiptarëve të votojnë për kë të duan dhe vota e tyre të mos tjetërsohet e përvetësohet nga parti të tjera dhe ne me korrektimin kombëtar këtë bëjmë, mundësojmë gjithnjë e më shumë, që siç thotë populli “të vejë haka tek i zoti”.
Çfarë do të ndodhë nëse ky propozim i LSI-së do të refuzohet përfundimisht?
LSI-ja do të luftojë deri në fund me të gjitha instrumentet demokratike që pluralizmi lejon dhe këtë do ta bëjë jo për veten e saj, sepse në thelb ky sistem nuk përbën asnjë shqetësim për LSI-në dhe pse jo, është një sistem që na favorizon. Por demokracia dhe pluralizmi në Shqipëri dëmtohen rëndë dhe këtu dallohemi qartë ne nga partitë e vjetra, të cilat e shesin demokracinë dhe vendin për një deputet më shumë apo për një vend në lista e mbyllura të partive të vjetra të mbyllura. Ne pa u lodhur do t’i diskreditojmë këta në çdo komunë e bashki për çdo gjë që ata bëjnë kundër vendit, demokracisë dhe pluralizmit në mënyrë që shqiptarët të njohin gjithnjë e më mirë e më thellë shpërdoruesit e votës së tyre.
A i druheni ndonjë skeme të dy partive, PS e PD, për të lënë jashtë procesit të numërimit të votave LSI-në? Nëse ndodh kjo, cili do të jetë veprimi i forcës suaj politike?
Ne nuk i druhemi asnjë lloj skeme të PS-së dhe PD-së. Siç është provuar gjerësisht që nga dita kur LSI-ja është krijuar çdo skemë e provuar kundër saj nuk ka funksionuar, por përkundrazi, ajo ka rënduar së tepërmi pozicionin dhe përgjegjësitë e atyre që kanë marrë përsipër të aplikojnë skema të tilla si dhe ka shënuar një rënie shumë të madhe elektorale të tyre. Vetë propozimi nga PS-ja dhe miratimi nga PD-ja i sistemit spanjoll provoi qartë një gjë të tillë. Partitë dhe fati i tyre nuk përcaktohen nga skemat e hajdutëve të Dushkut, por nga mbështetja e elektoratit. LSI-ja ka një mbështetje shumë të gjerë elektorale, që rritet vazhdimisht dhe këtë e dinë mirë edhe në PS edhe në PD, sepse edhe sondazhet e tyre ua thonë qartë një gjë të tillë, ndaj përveç se rrënimit të tyre dhe diskreditimit përpara shqiptarëve asgjë tjetër nuk do të fitojë PS-ja dhe PD-ja nga çdo lloj skeme e paragjykuar që do të aplikojë, por përkundrazi do të kenë një mbështetje elektorale në rënie të pandalshme.
11 Shtator 2008