Qeveria shton punonjës me kontratë
ADI SHKEMBI
Qeveria miraton vendimin për punësimin e 1618 punonjësve me kontratë të përkohshme në administratë. Këshilli i Ministrave i jep OK një drafti të propozuar nga Ministria e Financave dhe që i jep mundësi 12 institucioneve kryesore në vend të rrisin organikën e tyre me punonjës shtesë. Gazeta zbardh vendet shtesë në secilën ministri dhe pozicionet, ku do të punojnë nëpunësit e rinj me kontratë të përkohshme të administratës.
Vendimi
Në mbledhjen e të martës së kaluar, qeveria kaloi aktin “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2009, në disa ministri dhe institucione qendrore”. “Këshilli i Ministrave vendosi: numri i punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2009, për ministritë dhe institucionet qendrore të jetë 1618 punonjës, sipas lidhjes që i bashkëngjiten këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij”, thuhet në vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave. Megjithatë, krahasuar me vitin e kaluar, numri total i punonjësve që do të merren në punë është 232 më pak. Sipas relacionit të këtij vendimi të ministrit të Financave, Ridvan Bode “përjashtimisht për INSTAT-in dhe ALUIZNI-n është parashikuar që punonjësit me kontratë të merren për gjithë vitin ushtrimor 2009, për shkak të vetë specifikave të tyre. Gjithashtu, ju bëjmë me dije se numri i punonjësve me kontratë dhe numri i punonjësve të miratuar në organika për vitin 2009 për ministritë dhe institucionet, nuk kapërcen numrin maksimal të punonjësve buxhetorë prej 107.000 punonjës të parashikuar në ligjin nr. 10025, datë 27.11.2008 ‘për buxhetin e shtetit të vitit 2009’, neni 10”.
Vendet e reja
Numrin më të madh të punonjësve me kontratë të përkohshme do ta ketë pikërisht Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, e cila do të ketë 803 punonjës të rinj. Nga këta 800 punonjës në pozicionin specialistë do t’i ketë ALUIZNI i cili do të nënshkruajë kontrata 6-mujore me ta. Pas Ministrisë së Punëve Publike, institucioni i dytë me numrin më të madh të punonjësve është Instituti i Statistikës, i cili do të punësojë 378 punonjës. Gjithashtu, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit do të punësojë 190 punonjës me kontratë të përkohshme, nga të cilët 111 do të jenë teknikë, laborantë dhe topografë dhe që do të nënshkruajnë kontrata 1-vjeçare me këtë ministri. Përveç institucioneve qeveritare, edhe disa prej institucioneve të pavarura u është miratuar shtimi i organikës. Kështu, Shërbimi Informativ Shtetëror do të ketë 40 punonjës më shumë, nga të cilët 28 janë pastruese, 4 banakiere dhe 8 kuzhinierë. Sipas relacionit, një pjesë e këtyre punonjësve paguhen nga të ardhurat e institucionit. Gjykata Kushtetuese do të ketë dy vende pune për roje, ndërsa Autoriteti i Konkurrencës do të ketë vetëm një vend më shumë në pozicionin ‘punonjës shërbimi’.
Vendet e reja të punës në institucione
Institucioni Vendet Pozicioni Institucioni Vendet Pozicioni
Kuvendi 11
1 Këshilltar, kom. i Sigurisë
5 Specialist në komisione
2 Redaktor në shërb. e botimeve
1 Teknik për shtypshkronjën
2 Inxhinier për fotokopje
K. Ministrave 1
1 Teknik shumëfishimi
M. Ekonomisë 44
14 Punonjës për arkiv
3 Për regjistrin e kolateralit
2 Për regjistrin e kolateralit
1 Mirëmbajtje
1 Pastruese
1 Specialist IT
1 Operatore
4 Sp. për drejt. e metrologjisë
6 Sp. për drejt. e inspektimit
1 Specialist laboratori
2 Punëtor pastrimi
1 Punëtore pastrimi
1 Mirëmbajtje
1 Nëpunës shërbimi- roje
4 Sp. në drejt. e regjistrimit
1 Nëpunës roje
M. Bujqësisë 190
111 Teknik/ laborant/ topograf
15 Punëtore
2 Punëtore
3 Roje, pastrues, operator
59 Shoferë roje, pastrues,
M. Punëve Publike 803
2 Shoferë
1 Korrierë
800 Specialistë
M. Financave 49
2 Punonjës mirëmbajtje
8 Punonjës pastrimi
1 Roje
1 Punonjës arkivi
1 Punonjës arkivi
1 Punonjës arkivi
3 Specialistë analistë
2 Specialist IT
2 Specialist- inspektorë
1 Specialist i arkivës
1 Punonjës mirëmbajtje
2 Punonjës pastrimi
1 Punonjës mirëmbajtje
1 Punonjës mirëmbajtje
1 Shofer
1 Punonjës mirëmbajtje
18 Punonjës pastrimi
2 Punonjës ngarkim-shkarkim
M. Jashtme 16
10 Preparatorë
4 Studiues arkivi
2 Punonjës shërbimi
SHISH 40
2 Pastrues
2 pastrues
6 Pastrues
8 Kuzhinier
4 Banakier
18 Pastrues
M. Punës 83
36 Pastruese
10 Pastruese
4 Pastruese
7 Mjeke
2 Pastruese
2 Mjeke
12 Mjeke
5 Pastruese
5 Mjekë
Gj. Kushtetuese 2
3 Roje
INSTAT 378
107 Anketues Strukture
40 Anketues strukture
191 Anketues Strukture
40 Të ndryshëm
Autoriteti i Konkurrencës 1
1 Punonjës shërbimi
Numri i punonjësve
• Ministria e Bujqësisë ka kërkuar 166 punonjës më pak se në 2008
• Ministria e Financave ka kërkuar 17 punonjës më pak se në vitin 2008
• Ministria e Punëve të Jashtme ka kërkuar të njëjtin numër punonjësish sa në vitin 2008
• Institucioni i Kuvendit ka kërkuar 5 punonjës më pak se në vitin 2008
• Ministria e Punëve Publike ka kërkuar 29 punonjës më pak se në vitin 2008
• Ministria e Ekonomisë ka kërkuar 13 punonjës më shumë se në vitin 2008
• Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale ka kërkuar 28 punonjës më pak se në vitin 2008