Qeveria shtrëngon rripin. FMN: Koha për program konservativ

është koha për të shtrënguar rripin. Këtë sugjerim për qeverinë të veshur me togfjalëshin “program konservativ’ ka dhënë Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili ka kërkuar publikisht rishikim edhe një herë të buxhetit të vitit 2010. Kjo u tha në konferencën e shtypit që dhanë përfaqësuesi i Fondit, ministri i financave dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë.
"Ndonëse menyja e ndërhyrjeve mund të jetë e gjerë si me ulje shpenzimesh apo rritje të ardhurash është e domosdoshme që politikat fiskale tani të tërhiqen. Mbështetja buxhetore ka qenë e rëndësishme por tani koha është për kthesë në buxhet. Deficitit buxhetor brenda vitit duhet ulur në 3 për qind", thotë Gervin Bell, përfaqësues i FMN për Shqipërinë.
"Për 2010 është fjala pikërisht për këtë shkurtim, rreth 330 miliardë lekë të shpenzimeve të buxhetit, që tashmë janë të shkurtuara. Në kuptimin që janë të paalokuara, të pashpërndara nëpër ministri. Dhe që ne do të presim nivelin më të përshtatshëm kur tendencat të jenë konsoliduar të vitit në vijim, pra mund të jetë rreth verës që të marrim veprimin ligjor", tha Ritvan Bode, ministri i Financave.
"Shumë nga faktorët që ndikuan negativisht në ekonominë shqiptare do të vazhdojnë të jenë të pranishëm edhe gjatë këtij viti", tha Adrian Fullani, Guvernator i BSH.
Amnistia fiskale ishte një argument tjetër rreth të cilit përfaqësuesi i FMN dhe qevria kanë sjellë qëndrimin e tyre. "Nëse me amnisti fiskale kuptojmëe legalizim të pronësisë për të cilën paguhet një taksë ne jemi dakord. Por ne nuk mund të pranojmë falje të atyre që nuk kanë paguar taksat. Kjo do të ishte e dëmshme për sistemin fiskal", tha Gervin Bell, përfaqësues i FMN për Shqipërinë.
"është kërkesë që vijnë nga komuniteti i biznesit, nuk ka qenë nismë e qeverisë, por do të bëjmë një amnisti fiskale e cila të dëmtojë sa më pak psikologjinë e korrektësisë në pagimin e taksave", u shpreh Bode.
Ndonëse pa një skenar të mirëpërcaktuar Fondi i ka rekomanduar qeverisë që te ulë deficitin fiskal për këtë vit në 3 për qind të prodhimit kombëtar. Shtrëngim buxhetor është kërkuar edhe në vitet në vijim.
Adi Darsi Azhornuar së fundi ( e martë , 09 mars 2010 )