Qeveria shtyn pensionet e ushtarakëve
GJYKATA KUSHTETUESE/ E konsiderojmë të drejtë kërkesën e Këshillit të Ministrave. Seanca e radhës në datë 12 nentor
Avokati i Popullit dhe ushtarakët kërkuan zhvillimin e seancës duke e cilësuar të pajustifikueshëm kërkesën e qeverisë
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën për shqyrtimin e ankimimit......................... ish-ushtarakët për shfuqizimin e ligjit "Për Pensionet Suplementare" me kërkesë të Këshillit të Ministrave.
Duke mos dërguar përfaqësues në seancë, qeveria i është drejtuar Gjykatë me anë të një letre në të cilën kërkonte shtyrjen e seancës për një ditë tjetër me arsyetimin se çështja ishte delikate dhe nevojitej më shumë kohë për t'u përgatitur. Nga ana tjetër, duke e cilësuar të paarsyetuar kërkesën, përfaqësuesit ligjorë të Avokatit të Popullit dhe ish-ushtarakëvë kërkuan vazhdimin e seancës.
Krahas përfaqësuesit ligjor të qeverisë në seancë mungonte edhe ai i Ministrisë së Financave e cila është palë në gjykim. Për shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues vendosi të pranojë pretendimin e qeversë duke vendosur datën 12 nentor si ditën kur do të zhvillohet seanca e radhës.
Pritej që gjatë zhvillimit të procesit të djeshëm përfaqësuesit ligjorë të "Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë" asaj "Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë" si dhe shoqatës "Organizata e Punonjësve të Policisë në Lirim" të shtronin para trupit gjykues kërkesën e tyre për pezullimin e ligjit "Për sigurimin suplementar të ushtarakëve të FA, punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit Informativ të Shtetit, Policisë së Burgjeve, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në RSH", me arsyetimin se është i papajtueshëm me Kushtetutën.
Ndërsa, Avokati i Popullit dhe Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit, pritej që të paraqisnin kërkesat e tyre për papajtueshmëri të ligjit me Kushtetutën vëtëm për disa nene të tij. Duke parë se kërkesat kishin objekt të njejtë, trupi gjykues vendosi që t'i trajtojë ato si një çështje të vetme.
Sipas ish-ushtarakëve, një nga aryset e dërgimit të çështjes së kushtetuese ka të bëjë me shkeljen e parimit të sigurisë juridike sipas të cilit çdo ligj i miratuar medoemos duhet të jetë më i mirë se i mëparshmi.
Një pikë tjetër tepër e kundërshtuar nga ata ka të bëjë me faktin se, sipas ligjit të ri, nëse përfituesi i pensionit të parakohshëm punësohet në vende të tjera pune që nuk kanë lidhje me funksionin e tij të mëparshëm, masa e pensionit që ai përfiton për vjetërsi shërbimi ulet në nivelin e një pensioni bazë.
Ndërkohë, që në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë argumenton se e drejta e punësimit të tyre është sanksionuar një herë me ligjin nr. 9210, datë 23.3.2004 "Për pensionin e ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë".
Ish-ushtarakët thonë se nëse ligji i ri i qeverisë nuk pezullohet, atëherë masa e pensionit të parakohshëm përcaktuar edhe në ligjin organik të vitit 2004 do të ulet dy deri në tre herë.
Duke argumentuar pretendimin se përse ky ligj përkeqëson dhe cënon integritetin ekonomik të ushtarakëve, shoqata bën një ballafaqim midis dispozitave ligjore të ligjit të kundërshtuar prej tyre dhe atij të vitit 2005 "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë".
"Pensioni suplementar i pleqërisë llogaritet në masën 40 për qind të pensionit të plotë të pleqërisë, kur ushtaraku ka vjetërsi shërbimi 12 vjet për femrat dhe 15 vjet për meshkujt.
Për çdo vit tjetër vjetërsie shtohet me 2 për qind të pensionit të plotë. Pensioni suplementar, në çdo rast nuk duhet të jetë më i madh se 50% e atij të pleqërisë",- citohet në kërkesën që kjo shoqatë i ka dërguar Kushtetueses disa muaj më parë. Emirjon Senja