E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria siguron 24 orë drita për Golemin



Bregdeti nga Plepat deri në Kavajë, tashmë nuk do të ndiejë mungesën e ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike. Këtë siguri dha dje Kryeministri Sali Berisha gjatë përurimit të ujësjellësit dhe stacionit elektrik në Manshkuri të Golemit. Berisha në fjalën e tij të mbajtur në këtë përurim është shprehur se ky investim përbën mbajtjen konkrete të një premtimi solemn të qeverisë së tij, duke bërë të mundur kështu furnizim pa ndërprerje me ujë të kësaj zone. Kryeministri premtoi se kjo do të jetë një nga zonat turistike model për këto elemente. Gjithashtu, ai shprehu se qeveria është e vendosur dhe e përkushtuar që të rrisë gjithnjë e më shumë investimet në furnizimin me ujë. “Ne do të rrisim investimet derisa në një kohë më të shpejtë të bëjmë që shqiptarët, kudo që ndodhen në territorin e këtij vendi, të kenë ujë 24 orë dhe të cilësive më të mira”, - tha Kryeministri Berisha. I shoqëruar nga ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, ministri i METE-s, Genc Ruli, Kryeministri cilësoi se përurimi i këtij rrjeti në një nga zonat më problematike për sa i takon furnizimit me ujë, është një premtim i mbajtur nga qeveria e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›