E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria skoceze mbështet lirimin e Al Megrahit

 

Parlamenti skocez u hap një javë para parashikimeve për të diskutuar vendimin e lirimit të sulmuesit të Lokërbit, pas reagimit të ashpër nga SHBA-ja. Abdel Baset al Megrahi është personi i vetëm që u dënua për shpërthimin e aeroplanit të Pan-Am në vitin 1988, ku humbën jetën 270 persona. Ai mori dënim të përjetshëm në vitin 2001, por qeveria skoceze e liroi për arsye humanitare, pasi Al Megrahit i kishte mbetur vetëm pak kohë për të jetuar për shkak të kancerit në prostatë. Edhe pse lirimi i tij u bë për arsye humanitare, Presidenti amerikan, Barak Obama dhe shefi i FBI-së, Robert Mueller, e kanë kritikuar vendimin, pasi në mes 270 viktimave shumica ishin qytetarë amerikanë. Një senator amerikan, Xho Liberman, i ka cilësuar si “shokuese” deklaratat e liderit libian Muhamer Gadaf, birit të tij Saif dhe kreut të Këshillit Britaniko-Libian të Biznesit, se lirimi ishte i përzier edhe me interesat britanike për të eksploruar naftë në Libi. Ai ka kërkuar hetim për këtë. Ministri skocez i Drejtësisë tha se ka marrë vetë vendimin për lirim, pasi mjekët kishin konstatuar se për shkak të kancerit, Megrahit i kishin mbetur edhe pak muaj jetë. Qeveria skoceze e ka mbështetur vendimin e saj për ta liruar Abdel Baset al Megrahin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›