“Shqipëria ka dëshmuar se ka ndërtuar kapacitetet për një kontribut të tillë”
06/12/2008 Ministri i Jashtëm Lulëzim Basha kërkon drejtimin e OSBE-së më 2012-n
Shqipëria kërkon të marrë drejtimin e Organizatës për Sigurim dhe Bashkëpunim Evropian për vitin 2012. Ministri i Punëve të Jashtme Lulëzim Basha ka deklaruar gjatë takimit të 16-të të ministrave të Punëve të Jashtme të OSBE-së, që po zhvillohet në Helsinki, ka nënvizuar vullnetin dhe vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të marrë kryesinë e radhës së OSBE-së në vitin 2012. Ai ka theksoi rolin e rëndësishëm që OSBE-ja ka në sistemin e sigurisë në Evropë. Duke u shprehur në mbështetje të kandidaturës shqiptare për kryesinë e Organizatës për vitin 2012, ministri Basha theksoi se “Shqipëria ka dëshmuar se tashmë ka ndërtuar kapacitetet e nevojshme për një kontribut të tillë, bazuar në një përvojë disavjeçare të ndërtuar gjatë pjesëmarrjes dhe drejtimit të suksesshëm në disa forume të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare”. Sipas kreut të diplomacisë shqiptare, tradita shekullore shqiptare e dialogut dhe mirëkuptimit fetar e kulturor do të përbëjnë një vlerë të shtuar për kryesinë e Organizatës. Basha uroi kryesinë greke të OSBE-së për vitin 2009, si dhe siguroi për mbështetjen e Shqipërisë në zbatimin e prioriteteve të saj. Gjatë fjalës së tij ministri shqiptar i Punëve të Jashtme është ndalur edhe në zhvillimet në Kosovë dhe rajon. Ai nënvizoi progresin e bërë gjatë 10 muajve të fundit, sidomos në drejtim të ndërtimit të një shteti demokratik dhe multietnik në përputhje me planin “Ahtisari”. “Pavarësia e Kosovës e ka stabilizuar rajonin tonë”, - ka deklaruar ministri Basha. Ai ka nënvizuar faktin se të gjitha vendet e rajonit po bëjnë progres të dukshëm në rrugëtimin e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ai shtoi se perspektiva evropiane dhe euroatlantike e Ballkanit Perëndimor, të qëndrueshëm dhe në paqe, nuk ka qenë kurrë kaq e qartë. Gjatë pjesëmarrjes së tij në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të OSBE-së në Helsinki Basha ka pasur takime dypalëshe me homologët e tij, ministrat e Punëve të Jashtme të Suedisë, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Republikës Çeke, Rumanisë, Estonisë etj. Gjatë këtyre takimeve u diskutua rreth hapave të mëtijshëm të Shqipërisë drejt integrimit evropian, zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe Rajon si dhe lëvizja e lirë.
Javë e ngjeshur për diplomacinë
Ministri i Jashtëm Lulëzim Basha ka pasur një javë të ngjeshur takimesh zyrtare në kryeqytete të rëndësishme të Bashkimit Evropian. Në fillim ka qenë në kryeqendrën e BE-së, Bruksel, për të marrë pjesë në mbledhjen e radhës së ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s. Më pas ai ka vijuar axhendën me takime në Oslo. Pas takimeve në kryeqytetin norvegjez Basha ka qenë në Helsinki, ku mori pjesë në punimet e Mbledhjes së Ministrave të Punëve të Jashtme të OSBE-së.