“Qeveria të reflektojë pas raportit të DASH”
Partia Demokristiane i ka kërkuar qeverisë që të reflektojë pas raportit të departamentit Amerikan të Shtetit. Në një deklaratë për shtyp PDK-ja theksoi se duhet nxjerrë përgjegjësi nga i gjithë faktori politik vendimmarrës për të garantuar standardet demokratike të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, duke filluar nga e drejta e votës së e lirë, që është garancia themelore për të drejtat dhe liritë e individit. “Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë që qeveria e kësaj maxhorance t’i japë fund qeverisjes me mentalitet komunist, në dëm të pavarësisë së institucioneve kushtetuese, mediave të lira dhe lirive e të drejtave të qytetarëve. PDK i kërkon qeverisë Berisha të ndalë presionin ndaj institucioneve të pavarura dhe të angazhohet në reforma konkrete për konsolidimin e pavarësisë së këtyre institucioneve”.