E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teliti: Vendorët të dorëzojnë listat

 

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Armand Teliti, i bëri apel dje gjatë një konference për shtyp njësive vendore të dorëzojnë listat e zgjedhësve. “52 njësi vendore kanë shkelur afatin për dorëzimin e listave paraprake të zgjedhësve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Dorëzimi do të bëhej për hedhjen e tyre në sistem, për të bërë të mundur printimin nga njësitë vendore të listave paraprake”, tha Teliti. Ndërsa kjo drejtori kishte si afat datë të fundit 27 shkurtin për të reflektuar të gjitha ndryshimet e qendrave të votimit në regjistrin kombëtar të gjendjes civile, kjo ka qenë e pamundur për shkak të mos zotërimit të listave për çdo njësi vendore. Teliti i ka bërë thirrje të gjithë të zgjedhurve vendorë që nuk kanë sjellë listat t’i sjellin ato sa më shpejt, për të bërë të mundur vazhdimin normal të punës dhe realizimin e afateve të vendosura nga Kodi Zgjedhor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›