“Qeveria të rregullojë marrëdhëniet me Kuvendin”
Deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, i kërkoi maxhorancës të zhbllokojë jetën parlamentare, duke pranuar kërkesën e socialistëve. Ajo kërkoi që të reflektohet nisur nga shqetësimet e progres-raportit të BE-së, për mënyrën e funksionimit të Parlamentit. “PS-ja kërkon respektimin e ndarjes së pushteteve dhe të rregullave të funksionimit të Parlamentit. Kërkon reflektim të thellë mbi progres-raportin e Bashkimit Evropian, të fuqizojë kapacitetet administrative që të kryejë funksionin kontrollues mbi legjislativ. PS-ja kërkon rritje të kontrollit të Parlamentit dhe dëshiron në monitorimin e zbatimit të MSA-së dhe nevojën e dialogut politik, një prioritet i partnershipit të BE-së. Sipas deputetes socialiste, jeta parlamentare në Shqipëri mbetet e bllokuar për shkak të një kapriçoje të kryeministrit të vendit ndaj kërkesës legjitime të opozitës për të hapur kutitë e votimit.