E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria vendos shtyrjen e afatit të përdorimit për naftën “D2”



Ishte parashikuar të dilte nga qarkullimi pas 31 dhjetorit 2008, por qeveria e ka shtyrë afatin e përdorimit të naftës “D2” deri në fund të dhjetorit 2009. Kjo u jep mundësi drejtuesve të “ARMO”-s që të marrin masat e nevojshme në drejtim të përmirësimit të teknologjisë, në mënyrë që të ulin përqindjen e ndotjes të naftës diezel, ose siç quhet ndryshe “D2”. Për aq kohë sa nafta e vendit ofrohet me cilësi të dobët, jashtë standardit të pranuar nga BE-ja, strukturat shtetërore e kanë të ndaluar që këtë lloj nafte (me kapacitet squfuri 2000 ppm) ta pengojnë të hyjë në treg edhe nga importi. Për këtë arsye, qeveria ka shtyrë afatet e bllokimit të naftës “D2”, edhe pse vëllimi i ndotjes nga ky karburant është tejet i lartë. Zëvendësministri Garuli ishte i pranishëm në Komision Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese në kuadër të diskutimit të projektbuxhetit 2009. Në vitin 2011, do të ketë prodhim të naftës, ashtu siç e kërkon BE-ja. Problem mbetet jo vetëm nafta vendase, e cila nuk zë më shumë se 30 për qind të tregut, por importi. Detyrimi që kemi duke qenë anëtarë të OBT-së lidhet me faktin që nuk mund të kushtëzosh importin ndryshe nga cilësia e prodhimit vendas.

20 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›