Taksat e ulëta dhe çmimi i karburantit shtojnë përdorimin e makinave të vogla
Rreth 65 për qind e makinave që blihen janë ekonomike. Konsumatori shqiptar nis të bëhet më racional në shpenzime
Ervin Koçi
Situata e vështirë ekonomike në vend ka kufizuar edhe konsumatorët e “privilegjuar”, të cilët kanë mundësi për më tepër shpenzime se kategoritë e tjera. Kjo gjë shihet, përveç të tjerave, edhe në tregun e automobilave në vendin tonë, ku me gjithë dëshirën e madhe të shqiptarëve për të pasur një makinë, kufizimi si pasojë e krizës ka nisur të ndjehet. Por edhe pse nuk heqin dorë nga mosblerja e një autoveture, konsumatorët shqiptarë kanë nisur tashmë të reflektojnë dhe të bëhen më racionalë në zgjedhjet e tyre. Gjithnjë e më tepër konsumatorët shqiptarë po orientohen drejt blerjes së makinave me fuqi motorike të ulët, ose të njohura si “makina të vogla”, të cilat kanë disa favore në ndryshim nga autoveturat e fuqishme dhe më të kushtueshme. Edhe pse sërish preferohen në masë makinat e reja dhe me kambio elektronike (sidomos nga klientet femra), mundësia për të pasur autovetura luksoze dhe të një cilindrate të lartë ka nisur të pakësohet gjithmonë e më shumë. Sipas specialistëve të tregut të autoveturave, kjo “tërheqje” e konsumatorit lidhet me disa shkaqe. Çmimet më të leverdishme në blerje dhe taksat më të ulëta (për makinat e vogla) nga njëra anë, si dhe çmimet e larta të karburanteve, por edhe lehtësia në kreditim nga bankat dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore, janë disa nga shkaqet që po rrisin ndjeshëm numrin e makinave të vogla në qarkullim.
Tregu i makinave
Jo vetëm në autosallonet moderne, të cilat ofrojnë një gamë të gjerë autoveturash, me opsione nga më të ndryshmet, por edhe në tregjet informale të automjeteve në vend, syri të kap përherë e më tepër vetura të vogla që mbajnë tabelën “shitet”. Nga një vëzhgim i bërë në disa pikat e shitjes së makinave në kryeqytet rezulton se rreth 65 për qind e makinave që presin të bëhen me pronar janë të një cilindrate më të vogël se 1800 kubikë. Por edhe autosallonet gjithashtu konfirmojnë se blerësit janë më shumë të prirë te makinat e “vogla” dhe që i kanë pjesët e këmbimit me çmime të përballueshme nga xhepi i tyre. Kur përpiqen të të paraqesin një panoramë të qartë rreth tregut të mjeteve motorike, si tregtarët e makinave të përdorura, ashtu edhe përfaqësuesit e distributorëve, nuk harrojnë të venë theksin tek ulja e shitjeve gjatë tremujorit të tretë në krahasim me muajt paraardhës të këtij viti. Një nga arsyet kryesore që i shtyn blerësit drejt makinave me fuqi motorike të ulët, për specialistët e këtij tregu është çmimi i karburanteve tejet i lartë. Gjatë viteve të fundit çmimi i arit të zi ka pësuar luhatje të mëdha duke e bërë shumë të kushtueshme mbajtjen e një makine me cilindratë të lartë.
Leverdia e makinave të vogla
Përveç konsumit të pakët të karburantit, që në Shqipëri mban ende çmime më të shtrenjta se në vendet e rajonit, makinat e vogla shihen nga pronarët e tyre edhe si të leverdishme, pasi ato nuk kushtojnë sa makinat e tjera në mirëmbajtjen teknike. Pikërisht çmimi i lartë i pjesëve të këmbimit dhe amortizimi i mjetit detyron shumë njerëz të shohin drejt makinave ekonomike. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në një pjesë të vendit ka bërë që të shtohen blerësit që zgjedhin makina të vogla. Po kështu, një tjetër favor për pronarët e makinave të vogla në qytetet e madha mbetet edhe sigurimi i një vend-parkimi, që në qytete si Tirana, Durrësi etj., është shumë i vështirë për t’u gjetur.
Bankat, një mundësi e favorshme për të blerë një makinë të re
Më tepër se pajisje luksi, tani makina edhe për shqiptarët është bërë një mjet pune, nevoja për të cilën po kthehet ngadalë në domosdoshmëri. Rritjen e kërkesës për blerje makinash tani më tepër se kurrë e kanë shtuar edhe bankat private nëpërmjet mbështetjes ekonomike në formë kredie apo lizingu ndaj klientëve të tyre. Për të pasur këtë mundësi mjafton që një blerës i një makine të ketë një burim të sigurt të ardhurash, pra një pagë mujore në një vend pune të garantuar. Në shumicën e rasteve, për përmbushjen e këtij kushti shërben rroga. Në këto kushte, ata blerës që kërkojnë mbështetje financiare nga bankat janë të prirë të blejnë një makinë të cilën mund ta shlyejnë duke paguar këste më të ulëta sesa u ofrohet për makinat me cilindratë të lartë. Praktika për të blerë një makinë nëpërmjet mbështetjes financiare nga bankat është e thjeshtë. Në momentin që blerësi vendos të bëjë të veten një makinë, koncesionari e prezanton atë te banka, e cila lidh një kontratë bazuar në kushtet e tregut, duke përcaktuar afatin e shlyerjes dhe sasinë e parave që do të paguajë blerësi për secilin këst. Nga ana tjetër, banka i ka paguar koncesionarit vlerën totale të makinës. Duke e konsideruar një treg shumë vital dhe fitimprurës, sikurse simotrat e tyre në Perëndim, edhe bankat që operojnë në tregun vendas kanë filluar të krijojnë sektorë të veçantë për kredidhënien për makina.
20 Nentor 2008