E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha rehabiliton familjen mbretërore: Do kthejmë eshtrat e Zogut

TIRANË - Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se do të kthehen në Shqipëri eshtrat e mbretit Ahmet Zogu, që prehen në Francë. Ai u shpreh në një konferencë për shtyp se "Qeveria shqiptare ka ngritur një komision shtetëror për kthimin në Shqipëri të eshtrave të mbretit të parë të shqiptarëve në kohërat moderne dhe anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore".

Kryeministri vazhdon rehabilitim e mbretit që u largua fshehtas nga Shqipëria në vitin 1939 kur nisi Lufta e Dytë Botërore. Familja e Zogut u kthye në atdhe pas viteve '90-ës. I biri, Leka Zogu mori pronat në qendër të Tiranës që prej vitesh shërbenin si institucione shtetërore, gjatë qeverisjes së Berishës. Ndërsa një muaj më parë Kryeministri përuroi bustin e Ahmet Zogut të qendër të qytetit të Burrelit, duke lartësuar figurën e tij.

Sot ai deklaron se "Qeveria merr vendimin për kthimin e eshtrave në atdhe duke njohur Ahmet Zogun si Kryeministër, president dhe më vonë Mbret i shqiptarëve, si arkitekt i shtetit modern shqiptar, si një personalitet me kontribut më madhor në formimin e shtetit shqiptar".

Më tej Berisha nuk i kurseu lëvdatat e tjera për mbretin Zog i Parë, kurse kritikoi Kongresin e Përmetit që tha se e përjashtoi meritën e Zogut. Gjithashtu Berisha foli dhe për arratinë e mbretit Zog që e quajti mërgim.

Sipas Kryeministrit, është ngritur një komision qeveritar shtetëror për rikthimin e eshtrave te mbretit te pare te shqiptareve. Ndërsa shtoi se "po bëhen negociata edhe për kthimin e eshtrave të Nënë Terezës dhe njeriut te madh te letrave shqipe, Fan Nolit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›