E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qindra të verbër në protestë para Kryeministrisë

Me mijëra qytetarë të verbër të Shqipërisë përfaqësues të gjithë komunitetit të të verbërve nga i të gjitha trevat e vendit kanë protestuar përpara selisë së Kryeministrisë duke kërkuar shfuqizimin e një vendimi të qeverise që i pakëson atyre pagesën. Qeveria ne qershorin e vitit të kaluar ka marrë një vendim për mosindeksimin e pagesës së të verbërve, një e drejtë që ky komunitet e kishte përfituar në vitin 1997. Të verbrit mbanin në duar parullat Mos Shkelni të Drejtat Tona, Edhe ne jemi si ju, Qeveri na kthe borxhin, Ministria e Punës na kthe standartet etj. Gjatë tubimit paqësor të verbrit i kërkuan qeverisë vëmendje dhe i ka kërkuar që të mos shkeli të drejtat e këtij komuniteti.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›