E Diel, 1 Nëntor 2026

Qiraja e Ambasadës, shteti shqiptar rrezikon të humbasë 49 milionë euro të Itali



Ambasada Shqiptare në Itali prej gati 15 vitesh është përfshirë në një gjyq me pronarët e ndërtesës së Ambasadës në Romë, nga ku shteti shqiptar rrezikon në rast se humb gjyqin, një pasuri prej 49 milionë eurosh në asete. Kërkesa e familjes italiane Xhani prej 15 vitesh është për pagimin e qirasë së shtuar të papaguar nga ana e Ambasadës. Kjo kërkesë është pranuar nga Gjykata në Romë, e cila me vendim ka detyruar shtetin shqiptar të paguajë familjen italiane në masën 1.4 miliardë lireta, ose 770 mijë euro, dhe ky vendim është i formës së prerë. Në përfundim të afatit për ekzekutimin e vendimit ndaj palës shqiptare ka nisur një proces i dytë gjyqësor nga familja e dëmtuar italiane, e cila ka kërkuar sekuestro mbi llogaritë e shtetit shqiptar në disa banka në Itali, duke kërkuar si dëmshpërblim 2.77 milionë euro për vonesën në mosekzekutimin e vendimit. Gjithsesi, kërkesa për sekuestro të pasurisë së shtetit shqiptar prej 49 milionë eurosh nuk është pranuar nga Gjykata italiane. Ky vendim tashmë ka kaluar në Gjykatën e Apelit në Romë. Kjo çështje ka qenë një shqetësim prej 15 vitesh i shtetit shqiptar dhe ka vënë në lëvizje shumë institucione si Ministrinë e Jashtme, ashtu dhe Avokaturën e Shtetit. Avokatura ka bashkëpunuar me studion ligjore në Itali, “Polverini Agaçi”, e cila ka mbrojtur interesat e shtetit shqiptar në gjyq, në mënyrë që të mos humbiste edhe 10 apartamente në Romë. Pas negociatave të shumta me familjen italiane është rënë dakord që shteti shqiptar të paguajë një shumë prej 750 mijë eurosh. Shteti shqiptar ka vendosur për këtë masë dëmshpërblimi, pasi u vendosën në rrezik të gjitha asetet e shtetit shqiptar në Itali. Shuma prej 750 mijë eurosh heq nga barra shumën prej 2.77 milionë eurosh, ku ky detyrim mund të rritej me kalimin e kohës. Studioja ligjore italiane “Polverini Agaçi”, e cila ka mbrojtur interesin e shtetit shqiptar, do të përfitojë nga ky operacion 370 mijë euro. Duke parë këto rrethana, qeveria vendosi ditën e djeshme që nga fondi rezervë i saj të japë një fond prej 890 mijë eurosh për të përballuar gjyqin që Ambasada Shqiptare në Itali ka prej 15 vitesh ndaj pronarit të godinës në Romë, ku ka qenë vendosur Ambasada Shqiptare. Pavarësisht kësaj, Ministria e Financave ka refuzuar të japë fondin, pasi sipas saj, nga fondi rezervë nuk është e mundur. Ajo ka kërkuar që kjo shumë të përballohet nga vetë fondet e Ministrisë së Jashtme. Kjo situatë ka vënë në pozitë të vështirë qeverinë. Ky fond do të shërbejë për përballimin e shpenzimeve për zgjidhjen, me marrëveshje, të procesit gjyqësor, me palë shtetin shqiptar dhe ish-pronarin e ndërtesës së vjetër të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Romë, si dhe të shpenzimeve gjyqësore ndaj studios ligjore “Polverini Agaçi”. Familja Xhani në Romë ka kërkuar dëmshpërblim prej shtetit shqiptar për ndërtesën që përdoret në Itali si ambasadë shqiptare. Prej gati 15 vitesh vazhdon kjo peripeci me familjen italiane, pronare e ndërtesës, e cila ka kërkuar 49 milionë euro sekuestro të shumës në Itali, pronësi e shtetit shqiptar. Shumë e dhënë prej 890 mijë eurosh do të shërbejë për zyrën e avokatisë që po mbron shtetin shqiptar dhe për familjen italiane të dëmtuar.
E. Kapri

24 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›