Rregulla të reja për përfitimin e ndihmës ekonomike për 93 mijë familje
Qeveria përcakton kritere të reja për njerëzit në nevojë. Përfituesit e pamerituar do të penalizohen rëndë
Erald Kapri
Qeveria miratoi ditën e djeshme disa ndryshime në lidhje me përfitimin e ndihmës ekonomike për njerëzit në nevojë. Tashmë do të jetë e vështirë që të abuzohet me skemën. Ndryshimet e qeverisë synojnë rritjen e forcës goditëse të kontrollit ndaj personave dhe institucioneve që tentojnë apo nuk zbatojnë rregullat ligjore. Në kuadër të ndryshimeve janë parashikuar edhe penalizimet qoftë për individët apo për institucionet që cilat abuzojnë me ndihmën ekonomikë. Projektvendimi i qeverisë përcakton nivelin maksimal të masës së ndihmës ekonomike që nevojitet për mbulimin e nevojave të familjeve të varfra. Sipas vendimit, masa maksimale e përfitimit do të jetë nga 7 000 lekë në 7 500 lekë në muaj. Sipas skemës, do të përfitojnë më shumë pagesë familjet që kanë numër të madh anëtarësh në përbërjen e tyre, siç janë familjet rome dhe familjet e tjera të varfra me shumë anëtarë.
Kriteret
Qeveria miratoi edhe kriteret kryesore për përfitimin e ndihmës ekonomike, të cilat u propozuan nga Ministria e Punës. Objektivat në planin e veprimit të skemës që lidhen me ndihmën ekonomikë përcaktojnë vlerësimin e varfërisë të familjeve që kanë më pak se 2 dollarë në ditë shpenzime për frymë për mbulimin e nevojave jetësore të tyre. Njëkohësisht bëjnë përcaktimin e informacionit dhe dokumentacionit që nevojitet për vlerësimin e nivelit të varfërisë të familjeve aplikante, informacionin që duhet të plotësojnë institucionet e administratës publike që veprojnë në nivel vendor lidhur me të ardhurat e aplikantëve nga puna, biznesi, prona, aktivitetet e tjera ekonomike si dhe informacion nga sistemi i pensioneve apo përfitimet e tjera të programeve të mbrojtjes sociale. Projektvendimi përmirëson gjithashtu kriteret dhe koeficientet që shërbejnë për vlerësimin e të ardhurave që sigurohen nga aktivitetet bujqësore dhe blegtorale në zonat rurale, nga bimët e arave, vreshtat, ullishtat, blegtoria etj. Projektvendimi zhvillon në mënyrë të plotë kriteret dhe rregullat për kushtëzimin e përfitimit të ndihmës ekonomike me punë komunitare. Të gjitha komunat dhe bashkitë janë të detyruara që shpërndarjen e ndihmës ta kushtëzojnë çdo muaj me pjesëmarrjen e personave të aftë për punë të familjeve aplikante në punë komunitare me kohë të pjesshme, disa ditë në muaj. Në këtë mënyrë do të realizohet transparenca në shpërndarjen e fondeve duke realizuar edhe një kontroll me të plotë nga të gjithë pjesëmarrësit lidhur me punësimin në punë informale, emigracion etj.
Penalizimet
Projektvendimi përcakton rregullat dhe masat që do të zbatojë autoriteti kontrollues lidhur me shkeljet e rregullave, duke përcaktuar të drejtën e dhënies së: gjobës, vërejtje me shkrim, propozim për largim nga puna; propozim për fillimin e procedurave nga autoriteti kompetent, për punonjësit që kanë abuzuar me detyrën. Këto masa do të rrisin autoritetin dhe efikasitetin e punës së organeve kontrolluese duke krijuar mundësi për parandalimin e rasteve abuzive dhe adresimin e fondeve buxhetore realisht tek njerëzit më në nevojë. Projektvendimi ngarkon Inspektoratin e Ndihmës Ekonomike, Pagesës për Persona me Aftësi të Kufizuar dhe Shërbimeve Shoqërore, në nivel qendror dhe rajonal, të kontrollojë zbatimin e detyrimeve ligjore për dhënien e informacionit në kohë dhe cilësi në çdo bashki dhe komunë nga institucionet që veprojnë në nivel qendror dhe që puna e tyre lidhet me zbatimin e programeve sociale si, për punësimin nga Zyra e Punës, për veprimtarinë nga biznesi nga Zyra e Tatim–Taksave, për pensionet nga zyrat e Sigurimeve Shoqërore, për informalitetin nga Inspektorati Shtetëror i Punës, për pasurinë nga hipoteka, informacion nga Zyra e regjistrimit të automjeteve, Seksioni i Urbanistikës, tregu i lirë etj. Deri tani kontrolli lidhur me zbatimin e detyrimeve për dhënien e këtij informacioni nuk ka qenë objekt i punës së Inspektoratit apo të auditit. Kjo shpesh ka krijuar mundësinë e krijimit të hapësirave të përfitimit të padrejtë nga programet dhe skemat sociale për njerëzit në nevojë, që zbatojnë bashkitë dhe komunat. Vendosja e kontrollit për cilësinë e informacionit që duhet të japin institucionet që veprojnë në nivel vendor lidhur me të dhënat e domosdoshme që vërtetojnë të ardhurat e familjeve aplikante, pritet të kufizojnë mundësinë e përfitimit abuziv të individëve dhe familjeve të ndryshme.
Njerëzit në nevojë mund të përfitojnë edhe nga bashkia ose komuna
Vendimi i qeverisë ka përcaktuar edhe hapësira që pushteti vendor të mbështesë me projekte financiare familjet në nevojë. Bashkitë apo komunat që kanë të ardhura të mjaftueshme nga taksat vendore u rekomandohet të krijojnë mundësitë e organizimit të projekteve me kohë të plotë pune dhe me pagë minimale të plotë, duke siguruar edhe pagesën e sigurimeve shoqërore. Në këtë rast përveç fondeve që i përkasin familjes sipas kritereve të ndihmës ekonomike, bashkia është e detyruar të plotësojë me fondet e veta pagën minimale, si dhe sigurimet shoqërore për pjesëmarrësit. Projektvendimi përcakton që familjet që nuk pranojnë të marrin pjesë në punët komunitare me kohë të pjesshme apo dhe në projektet me kohët të plotë pune, përjashtohen nga skema e ndihmës ekonomike. Për kushtëzimin e ndihmës ekonomike me punë komunitare projektvendimi vendos kriterin që familjet që nuk marrin pjesë përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike. Projektvendimi përcakton detyrimet e bashkisë dhe komunës për organizimin e këtyre aktiviteteve, për caktimin e personave që do të marrin pjesë në punë komunitare, identifikimin e nevojave ku do të ndërhyhet me projekte si për ujitjen, mirëmbajtjen e rrugëve, higjienën, pastrimin nga dëbora apo nevoja të tjera, si dhe fondet e ndihmës ekonomike, që do të përdoren për familjet pjesëmarrëse apo fondet që do të vihen në dispozicion nga buxheti vendor për këto projekte. Shuma e përgjithshme e shpenzimeve do të përballohet nga buxheti i vitit 2008, ku për këtë zë për Ministrinë e Punës janë programuar 3.3 miliardë lekë, të cilat do t’i përfitojnë rreth 93 000 familje.
24 Prill 2008