Qysh të doni

Skemi strategji konfrontimi me Qeverinë, por u detyruam ti përgjigjemi fushatës negative të PDKsë. E kemi të qartë partneritetin tonë shtetëror. Jemi të fokusuar vetëm në zgjedhjet lokale. Nëse na thuhet mundemi edhe pa LDKnë, unë them mundemi edhe pa ata. LDK është e përgatitur për çdo situatë, por nuk e kemi çuar nëpër mend të dalim në opozitë. Nuk kërkojmë kalendar tjetër për zgjedhjet parlamentare. Isa Mustafa nuk po sillet si pretendent për Kryetar të LDKsë. Në këtë pikë, Fatmir Sejdiu është i paalternativë. Lutfi Haziri flet për Express.
Express: Z. Haziri, strategjia e LDKsë në këtë fushatë zgjedhore është e qartë: konfrontimi politik me PDKnë, e rrjedhimisht edhe distancimi nga Qeveria. Por, si t'ju marrim seriozisht, kur ju jeni partnerë të koalicionit?
Haziri: LDK nuk ka strategji të distancimit, e as të konfrontimit me Qeverinë. Por, ne jemi detyruar të kundërpërgjigjemi në fushatën negative që filloi PDK. Kemi reaguar edhe për shkak se legjislacioni është shumë i qartë, kur bëhet fjalë për Kryeministrin dhe Ministrat. Natyrisht, Kryeministri, si lider i një partie, ka të drejtë të marrë pjesë në fushatë, por ai duhet ta definojë qartë rolin e tij si Kryeministër. LDK nuk ka pranuar të jetë palë në defensivë, dhe kemi reaguar, si parti politike serioze, kryesore, në këtë fushatë zgjedhore.
Express: Po thoni se keni qenë të provokuar nga PDK?
Haziri: Absolutisht, po. Janë dy arsye të mëdha që e kanë detyruar LDKnë që të jetë pjesë konkurruese, duke mos heshtur. Në anën tjetër, ne e kemi shumë të qartë partneritetin tonë shtetëror. Por, në komuna dëshirojmë të jemi konkurrues realë, e jo të bëjmë sehire.
Express: A nuk do të ishte më fer para elektoratit tuaj sikur së pari të kishit dalë nga Qeveria dhe pastaj të kishit hyrë në zgjedhje? Apo, juve kjo gjë ju duket normale: ta kritikoni Qeverinë, duke qenë vetë pjesë e saj?
Haziri: LDK është thirrur në kritikë. LDK nuk ka bërë kritikë. Duhet thënë qartë se LDK nuk ka hyrë në Qeveri për ta prishur Qeverinë, por për ta ndrequr atë. Njëkohësisht, motiv kryesor ne kemi pasur 17 Shkurtin. Këto objektiva janë realizuar. Ne prapë vazhdojmë ti japim rëndësi parësore Shtetit. Por, në këtë proces, LDK nuk është e vetmja që mund të kontribuojë, hise në këtë proces kanë edhe të tjerët. Ne do të mundohemi që të kontribuojmë për Shtetin deri në fund, sepse nuk kemi hyrë në partneritet sa për të qenë.
Express: Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaçi pohuan se gjuha e ashpër në fushatë nuk e rrezikon koalicionin, sepse ai është bërë për çështje madhore, ndërsa fushata është gjë e vogël. A është kjo e saktë?
Haziri: Natyrisht se Presidenti i ka bërë nder vendit dhe partisë, ku ai është lider legal, duke e qartësuar rolin e tij kushtetues. Ai po vazhdon të përkujdeset për funksionalizimin e Shtetit. Do të ishte mirë që edhe Kuvendi dhe Qeveria ta ruajnë agjendën shtetërore. Ne kemi bërë të qartë në fillim dhe vazhdojmë të jemi insistues deri në fund: në konkurrimin për pushtetin lokal, LDK dhe PDK mbeten konkurrentë kryesorë për ti fituar komunat.
Express: Në rastin e Ligjit për Prishtinën ju vazhdimisht ankoheni te Qeveria, ndërkohë që jeni pjesë e Qeverisë dhe i keni 26 deputetë në Kuvend. Po e luani rolin e viktimës, apo çka?
Haziri: Ne sillemi konform rregullave të punës, partneritetit. Por, kjo sjellje jona shpesh e ka vënë LDKnë në pozitë jo të mirë, sepse perceptimi në publik ka qenë se LDK po mbulohet nga PDK. Ka qenë perceptim se LDKja është e pazëshme në vendimmarrje, megjithëse kjo nuk është e vërtetë. Duhet thënë se Zëvendëskryeministri Kuçi ka premtuar se Ligji për Prishtinën do të sillet në Kuvend, përpara se Presidenti të shpallë datën e zgjedhjeve. Ne i kemi besuar atij. Por, kjo nuk ka ndodhur. Ligji i ka kaluar procedurat në Qeveri, dhe përkundër që rregullat e thonë se pasi që ta nënshkruajë Projektligjin Kryeministri, tri ditë më pas ai vjen në Kuvend. As kjo nuk ka ndodhur. Mosmiratimi i këtij Ligji, është trajtim i pamerituar për LDKnë.
Express: Isa Mustafa, ka deklaruar se varësisht nga rezultati i zgjedhjeve lokale, LDK do ta rishqyrtojë pozicionin e saj në Qeveri. Çfarë duhet të ndodhë në këto zgjedhje që LDKja ta rishqyrtojë pozicionin e saj në Qeveri?
Haziri: Kosova mund të qeveriset edhe pa LDKnë, por edhe pa PDKnë. Për Shtetin e Kosovës është e rëndësishme demokracia. Ato parti që arrijnë ta zhvillojnë demokracinë, më shumë seç e kemi sot, janë meritore dhe mund ta çojnë vendin përpara. Profesori Mustafa është figurë e LDKsë, ai e udhëheq Kryeqytetin, njëkohësisht është në struktura të LDKsë. Natyrisht është një prej figurave kryesore në këto zgjedhje. Gjithçka që ka thënë z. Mustafa në fushatë, ne si parti politike, i rrimë prapa. Natyrisht nuk ka të drejtë askush nga kampi tjetër politik që të thotë se ai apo ajo nuk është faktor vendimmarrës në LDK. Unë po ju them se LDK e ka një lidership, një lider, dhe në LDK vendosin vetëm njerëzit e LDKsë, e jo ndonjë Nënkryetar i ndonjë partie tjetër, siç është z. Hajredin Kuçi. I cili, për herë të tretë, po tregon se kush vendos në LDK, që është gabim dhe jokorrektësi politike.
Express: Po thoni se i rrini prapa deklaratave të Isa Mustafës. Atëherë, a është edhe qëndrim i juaji deklarata e tij se nëse rritet LDKja në këto zgjedhje, atëherë shqyrtohet pozicioni i saj në Qeveri?
Haziri: Formula qeverisëse është vendosur sipas rezultatit të zgjedhjeve të kaluara. Por, kushtet i ka diktuar lidershipi i PDKsë. Kontrata jonë e partneritetit ka vetëm një faqe e gjysmë. Gjithçka që nuk i obligon LDKnë dhe PDKnë kjo kontratë, për ne është vetëm korrektësi. Ne nuk dëshirojmë tia rëndojmë gurin në qafë dikujt, por nuk lejojmë që kurrizi ynë të thyhet në emër të asaj që ne e quajmë konsum elektoral. Dua ta potencoj sërish se Qeveria mundet pa LDKnë, por mundet edhe pa PDKnë. Ne jemi të fokusuar vetëm në zgjedhjet lokale.
Express: Pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, a mund ta shohim Lutfi Hazirin në pozitën e Shefit të Grupit Parlamentar të partisë më të madhe opozitare?
Haziri: LDK është e përgatitur për çdo situatë, por ne nuk e kemi çuar nëpër mend këtë punë. Sepse, nuk është pjesë e planit tonë. Por, nëse na thuhet tri herë radhazi se mundemi edhe pa LDKnë, unë e sqarova formulën se mundemi edhe pa ata. Natyrisht, ne nuk ia bëjmë argatin, por jemi të interesuar që demokracia të funksionojë në këtë vend. Pikërisht sot, në seancën e rregullt të Kuvendit, LDK ka votuar të gjitha vendimet e Qeverisë, megjithëse PDK nuk i ka mbështetur kandidaturat e Ministres së Drejtësisë për një komision të veçantë. Ne nuk mbajmë hidhërim. LDK, me sjelljen politike, po dëshmon se synon funksionimin e Shtetit.
Express: Nëse këto zgjedhje nuk diktojnë atë se çfarë do të ndodhë me Qeverinë e Kosovës, atëherë a e diktojnë atë që do të ndodhë në LDK?
Haziri: Në LDK pritet të ndodhin zgjedhjet e brendshme në pranverën e ardhshme. Do të jenë zgjedhje që do të ndryshojnë mënyrën e zgjedhjes, me parimin një anëtar, një votë. Kjo është pjesë e pakos së reformës. Po ashtu, do të ketë kuvende të degëve. Viti 2010 është viti i LDKsë. Atëherë hyjmë në dekadën e tretë, pasi që dekada e dytë mbyllet me këto zgjedhje.
Express: A do të thotë kjo se në pranverë mbyllet kapitulli i Fatmir Sejdiut si Kryetar i LDKsë?
Haziri: Unë mund të ju them me siguri të madhe se procesi i kandidaturave për lider të LDKsë do të jetë legal dhe askush nuk mund tia mohojë Presidentit të Republikës që, sipas vendimit të tij, të konkurrojë edhe për një mandat në krye të LDKsë.
Express: Ia mohon Kushtetuta...
Haziri: Kushtetuta ia mohon ushtrimin e detyrës, por jo të drejtën e konkurrimit. Le ta harrojnë krejt ata që pretendojnë ta shohin Fatmir Sejdiut jashtë LDKsë. LDK është një strukturë, ka një udhëheqje, një lider. Ashtu sikurse kemi një Qëllim dhe një Vizion. Këtë nuk mund ta thyejë askush.
Express: Ndërkohë duket se këto zgjedhje po ia shtrojnë rrugën Isa Mustafë