Qyteti, pa stacion meteorologjik
FIER - Prej vitesh qyteti i Fierit nuk ka një stacion meteorologjik, megjithëse cilësohet si një ndër qytetet më të mëdha të Shqipërisë. Të marrësh përditë parashikimin e motit, nga qytetet fqinje, nuk rezulton një praktikë shumë e besueshme, pasi në të shumtën e rasteve parashikimet nuk janë të sakta. Shpeshherë vetë qytetarët janë shprehur se krijimi i një stacioni të tillë është domosdoshmëri, pasi vite më parë ai ka funksionuar. Me mendimin e tyre bashkohet edhe prefekti i qarkut Fier, Shahin Bejdaj. “Eshtë mëse e nevojshme një qendër meteorologjike, duke qenë se Fieri është një rajon i madh bujqësor, ku edhe numri i ekonomive që bazohen në ferma është tepër i lartë. Stacioni meteorologjik është i nevojshëm, pasi fermerët duhet të dinë në çdo kohë parashikimet e motit. Mbi bazën e këtyre të dhënave fermerët ndërtojnë edhe aktivitetin e tyre dhe marrin edhe masa për organizimin e punës”. m.r