E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, projektet për 2009

 

SARANDE - Një Sarandë që përgatitet të jetë më e këndshme për banorët e vet dhe më tërheqëse për flukse më të mëdha turistësh në 12 muajt e vitit. Këto janë vizionet e punës që ka nisur qeverisja vendore, në përballje me sfidat që qëndrojnë para saj për 2009-ën. Kryebashkiaku Edmond Gjoka thotë se bumi turistik i shënuar një vit më parë me një shifër rreth 300 mijë dhe për këtë vit parashikohen të vijnë mbi këtë shifër, është një bazament i sigurt për të siguruar qëndrueshmëri zhvillimi, të cilin e ka parë si një integrim edhe me fqinjët e Korfuzit.
Projekti i rrugës hyrëse, ai për ujësjellësin, vazhdimi i investimit për rrugën e pestë, rehabilitimi i rrugës së peshkimit, duke përsosur në qendër dhe në periferi gjelbërimin dhe ndriçimin, janë pjesët më të prekshme të investimeve të këtij viti. Ndërkohë që disa projekte të nisura mbyllen këtë vit, ku veçohet ai i impiantit të përpunimit të ujërave të zeza, një numër i konsiderueshëm projektesh të tjera kanë dalë nga sirtari. Fjala është për 8 milionë dollarë investime që i shtohen Sarandës, të financuar nga qeveria shqiptare, Banka Botërore e ajo Evropiane Për Zhvillim, etj., të shoqëruara dhe nga buxheti lokal.            sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›