E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alison Le Borge: “Jam mbesa e Alen Delonit, por mos ia thoni askujt”



Emri i saj është Alison Le Borge dhe është 22 vjeç. Ajo është mbesa e aktorit francez Alen Delon dhe nga gjyshi, përveç pasionit për recitimin ka trashëguar edhe bukurinë, të ndërthurur me feminilitetin. “Më kanë thënë që i ngjaj gjyshit – shpjegon ajo për “Vanity Fair” – këtë e shoh edhe vetë kur çohem në mëngjes dhe shihem në pasqyrë”. Alison mbart me vete vetëm tri eksperienca konematografike: një rol kur ishte 14 vjeçe në “L'ile blue” ndërsa së fundmi ajo ka pasur një pjesë në filmin “La leur de l’espoir” që do të dalë vitin tjetër. Për momentin bukuroshja punon kameriere edhe pse ëndërr ka të ndjekë gjurmët e gjyshit. Për këtë ajo nuk dëshiron të përfitojë nga emri i tij. Për revistën “Vanity Fair” ajo u argëtua duke pozuar si manekin, ndërsa më pas nuk nguroi të fliste për eksperiencat e moshës. “4 ditë në Tailandë së bashku me një ekip simpatik dhe të sjellshëm, nuk mund të shpresoja për më shumë. Gjyshin Alen e ka takuar për herë të parë në moshën 11-vjeçare. “Dhe e ripashë kur isha 18 vjeç – shpjegon -, një histori e ndërlikuar. Por duhet të them që takimet tona kanë qenë shumë të shpeshta. Herën e parë që u pamë, u përqafuam fort dhe ishim shumë të tronditur”. Për momentin është e impenjuar me punën si kamariere dhe për këtë arsye ajo nuk ka një bazë ekonomike, çka e bën të ndihet e pasigurt për të ardhmen. “Ky moment do të kalojë shpejt. Një regjisor i famshëm do të më japë një rol dhe më pas do të kem mundësinë të bëj atë që dua”.

30 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›