E Shtunë, 31 Tetor 2026

RRJETI I DEGËVE TË TIRANA BANK SHKON NË 49

Breaking Views

Tirana Bank është e lumtur të njoftojë hapjen e dy degëve të reja, duke e rritur në 49 numrin total të degëve në Shqipëri. Këto dy degë të reja janë në Ksamil, pranë qytetit të Sarandës, dhe një në afërsi të Tiranës në zonën e Saukut.

Me hapjen e dy degëve të reja, Tirana Bank tregon edhe një herë angazhimin e saj për të zgjeruar më tej rrjetin e degëve, në mënyrë që të përmbushë kërkesat në zhvillim të klientëve të saj dhe t’ju ofrojë çdo produkt bankar për të cilin kanë nevojë.

Këto degë të reja do të ofrojnë për klientët, biznese dhe individë, të gjitha produktet bankare dhe shërbime si: Depozita, Kredi, Kurs Këmbimi, Visa Credit Card, Pagesa Ndërkombëtare, 24 orë ATM etj.

Tirana Bank, me hapjen e këtyre dy degëve të reja, nisi përmbushjen e planit të vitit 2010 për rritje akoma më të madhe të rrjetit të degëve në vend, pavarësisht krizës ekonomike, duke synuar që të kthehet brenda 6 muajve të ardhshëm banka e dytë në vend për shtrirjen e rrjetit të degëve në Shqipëri.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›