Ra nga kati i 8-të, dyshime për vrasjen e 44-vjeçares Tartari
Policia identifikon gruan që ra nga ballkoni i një pallati në zonën e 21 Dhjetorit
Artan CENA
TIRANË - Vrasje është cilësuar nga Policia e Tiranës vdekja e një gruaje pas rënies nga pallati dy ditë më parë. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë grupit hetimor. Këta të fundit kanë shpjeguar se vdekja e 44-vjeçares Fraleta Tartari nga Laçi nuk ka qenë e rastësishme. Edhe pse fillimisht u mendua për një rënie nga kati i tetë i pallatit, hetimet e tjera kanë arritur në tjetër përfundim. Siç është bërë e ditur, gruaja nuk ishte banore e pallatit dhe as e zonës. Gjatë marrjes së dëshmive të qytetarëve, të cilët kanë gjetur trupin e pajetë, policia ka zbuluar se me të ka qenë dhe një burrë. Ai është identifikuar dhe shoqëruar mbrëmjen e djeshme, por emri nuk është bërë i ditur. Mashkulli, që është rreth moshës 50 vjeç, është personi i dyshuar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e dy ditëve më parë.
Hetimet
Policisë i janë dashur shumë orë për zbardhjen e identitetit të viktimës së dy ditëve më parë, një grua që ra nga kati i tetë i një pallati. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, grupi hetimor ka mundur që të zbulojë dhe emrin e saj. Ajo ishte Fraleta Tartari, 44 vjeçe, nga Laçi. Menjëherë është kërkuar informacion për të nga uniformat blu të Kurbinit. Ata kanë bërë disa verifikime dhe kanë gjetur dhe banesën e saj. Efektivët e seksionit të krimeve kundër jetës dhe shëndetit kanë bërë të mundur zbardhjen e identitetit të personit që ishte me 44-vjeçaren në momentin e ngjarjes së rëndë dhe ai është shoqëruar mbrëmjën e djeshme. Me zbardhjen e identitetit, kanë lindur dyshimet se rënia e Tartarit nga kati tetë mund të mos ketë qenë aksidentale. Dyshimet janë rritur dhe më shumë kur është mësuar dhe se banesa nga ballkoni ku ra gruaja ishte e dhënë me qira dhe aty jetonin disa studentë. Këta të fundit ende nuk janë gjetur nga policia që të merren në pyetje. Ndërkohë, burimet nga grupi hetimor kanë sqaruar se burri që ishte me 44-vjeçaren, është shoqëruar mbrëmë me qëllim që ta marrin në pyetje dhe të sqarohet pozicioni i tij.
Ngjarja
Kalimtarë të rastësishëm kanë qenë ata që kanë njoftuar policinë se poshtë një pallati në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë është trupi i pajetë i një femre. Menjëherë në drejtim të vendit të sinjalizuar kanë shkuar disa patrulla të Komisariatit Nr. 2 dhe më pas specialistë të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Fillimisht është menduar për një rënie aksidentale nga kati i tetë i pallatit. Por, nga dëshmitë e marra, është mësuar se viktima nuk ishte banore e zonës aty. Për disa orë policia është përpjekur ta identifikojë atë, por nuk ka mundur. Trupi i saj është dërguar në morg dhe vetëm në orët e para të mëngjesit të djeshëm është identifikuar. Nga dëshmitë e marra policia ka zbuluar gjithashtu se banesa ishte e dhënë me qira, ndërkohë që banorët kanë treguar se gruan e vdekur e kanë parë nën shoqërinë e një burri, i cili është shoqëruar në orët e mbrëmjes.
9 Qershor 2010