"Rai Uno" përfshin bregdetin shqiptar në "Linea Blu"
Laguna e Butrintit, monumenti natyror i Syrit të Kaltër dhe brigjet e qytetit të Sarandës e vlera të tjera të asaj që ofron linja e bregdetit shqiptar, do të bëhen pjesë e emisionit më të ndjekur "Linea Blu", në kanalin më të fuqishëm të rrjetit televiziv italian, "Rai Uno". Në udhëtimin e saj nëpër qytetet më tërheqëse bregdetare shqiptare, gazetarja shumë e njohur e këtij emisioni, Donatella Bianchi, është shoqëruar nga grupi i operatorëve, një staf i plotë realizues i një dokumentari televiziv për "Linea Blu". Në vizitën e tyre në Sarandë, të shoqëruar nga konsulli italian në Vlorë, Lorenzo Tomassoni, komandanti italian i Guardia di Finanza në vendin tonë, kolonel Cosimo Serra dhe prefekti i Vlorës, Xhevahir Rexhepi, dokumentaristët italianë janë pritur nga kryetari i Bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka.
Stacion i parë ka qenë qendra sociale "Marcelina" në qytetin e Sarandës, që prej vitesh është prezente në qytetin jugor shqiptar. Në kërkim të asaj çfarë ka më tërheqëse Saranda, dokumentaristët e "Rai Uno" kanë vizituar Syrin e Kaltër, Butrintin, kanë prekur vlerat e polifonisë nga repertori i grupit "Zëri i bilbilit", kanë futur në objektiv portrete peshkatarësh dhe momente nga puna e tyre, si dhe pjata të kuzhinës tipike të Sarandës, që nxënës të shkollës së Hoteleri-Turizmit dhe hotel "Grand" kishin ekspozuar në shëtitoren e qytetit.
Duke vlerësuar atë që ka parë në këtë udhëtim, gazetarja Donatella Bianchi e ka cilësuar Sarandën një Montekarlo të dytë. "Unë iu referova Montekarlos për Sarandën, shpjegon ajo, sepse Montekarlo ka shumë pak hapësirë dhe gati-gati ndërtohet mbi det". Pas kësaj ajo thotë atë që e quan çimentim shqetësues nga ndërtimet e tepërta dhe se ndërtimet prej çimentoje nuk duhet të dhunojnë këtë natyrë të mrekullueshme, që mund ta bëjë Shqipërinë vendin e turizmit të së ardhmes.
"Ne vijmë nga një shtet që jemi atrofizuar nga ndërtimet e tepërta dhe ato duken kudo. Zhvillimi turistik duhet të jetë i organizuar. E rëndësishme është që ky zhvillim të ndjekë kritere të drejta". Këshilla e saj është që kjo të jetë gjëja në të cilën duhet të jetë shumë e vendosur Shqipëria.
Grupi i dokumentaristëve të "Rai Uno" është shoqëruar edhe nga konsulli italian në Vlorë, Lorenzo Tomassoni. Pohimi më i parë i tij është se në katër vjet ka parë ndryshime në Shqipëri ashtu si në gjithë jugun ku ka shërbyer. "Janë ndryshime që flasin për mirë, tha Tomassoni. Saranda është një nga qytetet atraktive për gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të huajt. Edhe kjo tavolinë me gatimet tuaja është e përgatitur posaçërisht për të huajt, për ‘Linea Blu‘. Dhe për këtë merita është e shqiptarëve në përgjithësi, dhe e Sarandës, e biznesmenëve dhe administratorëve lokalë", u shpreh konsulli Tomassoni. Duke u nisur nga kjo, kanali i Korfuzit nga të dyja anët, si në atë greke dhe shqiptare, do të bëhet kështu një pikë e madhe e interesit të turizmit evropian.
Dokumentari për bregdetin shqiptar në "Linea Blu" të "Rai Uno"-s është një bashkëpunim i kanalit të fuqishëm televiziv dhe Guardia di Finanza, ambasadës italiane në Shqipëri. Ai do të transmetohet për teleshikuesin e "Rai Uno" më 21 qershor, me rastin e 234-vjetorit të krijimit të Guardia di Finanza dhe 10-vjetorit të pranisë së saj edhe në Shqipëri.