Raporti i ODIHR-it për zgjedhjet e 26 majit 96: Ja gabimet e PD-së dhe të Berishës
Gazeta publikon në mënyrë të shkurtuar një pjesë të raportit të ODIHR-it. Gafat e rënda që dëmtuan rëndë procesin zgjedhor të 13 viteve më parë
Gazeta po risjell për lexuesit pjesë nga Raporti përfundimtar i ODIHR-it për zgjedhjet problematike të 26 majit të vitit 1996, të cilat sollën rrënimin e institucionit të votës. Ky raport është përgatitur nga misioni prej 50 vëzhguesish afatshkurtër në Shqipëri dhe përfshin dy raundet zgjedhore. Në atë kohë misioni drejtohej nga tre bashkëkryetarë: Anders Erikson (Suedia), Eugjenio Polizi (Italia) dhe Mark Stivens (Mbretëria e Bashkuar). Vëzhguesit u shpërndanë në 18 zona të ndryshme të vendit. Në procesin e monitorimit morën pjesë edhe disa ambasada dhe Grupi i të Drejtave të Njeriut të Helsinkit britanik.
ODIHR-i drejtohej nga zonja Andrei Glover, e cila sot është emëruar shefe e misionit vëzhgues të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit nga OSBE/ODIHR-i. Për të parë më konkretisht shqetësimet që ngriti organizata që merret me monitorimin e zgjedhjeve, po sjellim në mënyrë jo të integruar pjesë nga raporti prej 14 faqesh i publikuar disa javë pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Bashkëpunimi zyrtar me misionin e OSBE/ODIHR-it
ODIHR-i ndien keqardhje se niveli i ofruar i bashkëpunimit zyrtar nga përfaqësuesit e saj të zgjedhur dhe autoritetet qeverisëse ishte i një natyre të kufizuar.
Takimet e kërkuara shpesh u anuluan dhe autoritetet dështuan për të dhënë informacione, apo në momente të ndryshme shfaqen pengën në punën e misionit vëzhgues. Akreditimi i disa vëzhguesve ishte zvarritur deri një ditë para zgjedhjeve duke nxjerrë probleme nga më të ndryshme.
KQZ-ja pretendon se nuk qen në gjendje t’i ofrojë misionit vëzhgues informacion të saktë në lidhje me qendrat e votimeve. Dështimi në sigurimin e informacioneve të tilla thelbësore dhe bazike për misionin vëzhgues mund të përkthehet vetëm një dështim në tërësi të bashkëpunimit me vëzhguesit, apo një si mungesë e autoritetit qendror dhe organizimin brenda KQZ-së.
Procesi parazgjedhor
Shpallja nga presidenti e datës së zgjedhjeve në një moment sa më të përshtatshëm, në pëlqim me vendosjen e KQZ-së, jo më vonë se 45 ditë para zgjedhjeve, siç përmendet në ligjin zgjedhor, kishte një ndikim të dëmshëm mbi procesin parazgjedhor. Duke lënë vetëm 45 ditë për të gjithë menaxhimin elektoral, kjo bën që shumë prej afateve të përcaktuara në ligj të mos respektoheshin dhe shumë procedura ishin ndjekur me një sforcim të madh.
Ligji i ri zgjedhor dhe ndarja e zonave zgjedhore
Ligji i ri zgjedhor ndan hartën zgjedhore në 115 zona, që përcaktohen nga presidenti jo më vonë se 45 ditë para ditës së zgjedhjeve. Ligji i ri zgjedhor rriti numrin e mandateve nëpër zona nga 100, që ishte më parë, në 115. Një deputet zgjidhet për çdo zonë. Për të fituar një deputet duhet të sigurojë 50% plus një votë. Nëse asnjë kandidat nuk e arrin një numër votash, atëherë caktohet raundi i dytë, që bëhet një javë më vonë dhe konkurrojë dy prej kandidatëve me rezultatet më të mira të dala nga raundi i parë. Në këtë fazë shpallet fituesi ai që ka shumicën e thjeshtë të votave.
Kufijtë e zonave të reja zgjedhore janë përcaktuar në bazë të ligjit.
Zonat e reja janë miratuar nga presidenti me një sjellje shumë të fshehtë dhe pa diskutim publik apo konsultime me partitë e opozitës...
Krijimi i Komisionit Zgjedhor
Administrimi i zgjedhjeve në Shqipëri është ndarë në tre nivele: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili caktohet jo më vonë se 45 ditë para ditës së zgjedhjeve, 115 komisionet zonale, të cilat duhet të krijohen jo më vonë se 30 ditë para zgjedhjeve dhe 4703 komisionet e qendrave të votimit, të cilat duhet të krijohen jo më vonë se 25 ditë para zgjedhjeve. Në total, numri i zyrtarëve që nevojiten për tu përfshirë në zgjedhje, sipas ligjit, arrin në rreth 50 mijë persona.
Komisioni i Verifikimit
Komisioni i Verifikimit ishte krijuar për të shqyrtuar dosjet e periudhës komuniste për të gjithë kandidatët, sipas ligjit “Për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit dhe për kontrollin e figurës së zyrtarëve”. Personat që janë të implikuar janë të detyruar që të tërhiqen nga të gjitha postet publike deri në vitin 2005.
Komisioni i Verifikimit rekomandoi skualifikimin e rreth 200 kandidatëve në zgjedhje, pjesa më e madhe e të skualifikuarve ishin bllokuar nga neni 2, pika C, për ato persona të regjistruar në listat e Sigurimit. Rreth 60 persona apeluan në Gjykatën e Kasacionit dhe 9 apelime fituan, ndërsa të tjerët u hodhën poshtë.
Mënyra e skualifikimit të kandidatëve binte ndesh me Nenin 7.5 të Dokumentit të Kopenhagenit.
Regjistri i kandidatëve
Sipas ligjit, të gjithë kandidatët duhet të regjistrojnë kandidaturën e tyre në komisionet e zonave zgjedhore. KQZ shpall njoftimin e emrit dhe partinë politike të kandidatëve jo më vonë se 25 ditë para zgjedhjeve.
Ky kriter nuk ishte plotësuar tërësisht. Sipas KQZ-së, arsyeja për këtë kishte të bënte me apelimet e vonuara të Gjykatës së Kasacionit nga kandidatët e skualifikuar. Pavarësisht publikimit të vonuar të listës përfundimtare, elektorati kishte një mundësi të shikonte listat në mënyrë të mjaftueshme para ditës së zgjedhjeve.
Një çështje serioze e ngritur nga vëzhguesit ishte se sipas Nenit 19 të Ligjit Zgjedhor, disa persona, duke përfshirë krerët e organeve të rendit publik dhe Shërbimit Informativ Kombëtar duhet të largoheshin nga puna 25 ditë para zgjedhjeve nëse ata regjistroheshin si kandidatë për deputetë. Persona të tillë ishin akoma aktivë në detyrën e dyte megjithëse ishin duke marrë pjesë në procesin zgjedhor.
Presidenti ishte gjithashtu një kandidat në listën proporcionale, e cila nuk ishte në linjë me ligjet kushtetuese të Shqipërisë. Guri i themelit në ndërtimin e besimit publik në proceset zgjedhore është se të gjithë zyrtarët veprojnë sipas ligjeve që janë në fuqi.
Regjistri i votuesve
Regjistri i votuesve duhet të bëhet publik jo më vonë se 30 ditë para zgjedhjeve. Të gjithë shqiptarët që kanë moshë mbi 18 vjeç kanë të drejtë vote, ndonëse ekzistonin disa përjashtime për personat e arrestuar dhe të sëmurët mendorë. Nuk ka ligj për të votuar shqiptarët jashtë vendit. Sipas vëzhgimeve, shumë lista nuk u publikuan në kohë; dhe kishte shqetësim në shkallë të gjerë në lidhje me saktësinë e regjistrit të votuesve. Regjistri kishte votues që nuk kishin mbushur akoma 18 vjeç apo disa emra ishin në më shumë se një listë.
Fushata
Pika 7.7 e Angazhimeve të Kopengahenit të OSBE-së lejon “fushatat politike që të realizohen në një atmosferë të qetë dhe të ndershme”. Megjithatë, vëzhguesit që ndoqën fushatën kuptuan se autoritetet nuk iu përmbajtën këtij angazhimi.
Partitë opozitare dukej se u ndaluan vazhdimisht për të mbajtur takimet e hapura, veçanërisht në qytetet e mëdha. Në Tiranë, partitë opozitare kërkuan dhe iu ishte refuzuar leja për një miting në sheshin Skënderbej, ku partia drejtuese e vendit ishte lejuar që të mbante një takim më 2 maj.
Sqarimet zyrtare pohuan se takimi nuk ishte aktivitet politik por një koncert apo në fakt, ishte një takim ku presidenti i vendit përcolli një mesazh.
Postat e PD-së në ndërtesat qeveritare
Me pak përjashtime, vetëm posterat dhe banesat e partisë në pushtet shfaqeshin publikisht gjatë fushatës. Madje mbi ndërtesat qeveritare në qendër të Tiranës, Partia Demokratike ishte e lejuar që të vendoste posterat e fushatës së saj. Këto postera mbetën në ndërtesat qeveritare edhe gjatë ditës së votimit. Veç kësaj, Partia Demokratike vari një baner të madh në qendër të sheshit “Skënderbej”, i cili qëndronte aty edhe ditën e zgjedhjeve.
Ndërhyrja e policisë në mitingjet e opozitës
Në Rrëshen dhe Lezhë vëzhguesit ndoqën takimet elektorale në dy qytetet e vogla. Policët kishin prani të madhe në hyrje të vendit dhe sjellja e tyre nuk dukej e pa vrazhdë. Objektet që jepeshin për opozitën ishin të vogla dhe zinin pak njerëz…
Më 18 maj ishin ndaluar mbështetës dhe kandidatë të PS0së dhe kontrolluar nëpër rrugën e Shkodrës. Më 6 maj ishte lënë një takim elektoral në stadiumin e qytetit, por më pas ishte anuluar leja për mitingun e PS-së në minutat e fundit pa një njoftim paraprak. Mbështetësit e PD-së bllokuan rrugën ku ishin militantët e PS-së dhe policia nuk ndërhyri për t’i larguar. Incidenti i dytë ishte dëshmuar nga vëzhguesit një javë para ditës së zgjedhjeve. Mbështetësit e PD-së bllokuan rrugën në hyrje të Vlorës, duke ndaluar makinat që po shkonin në mitingun e PS-së, vëzhguesit theksonin se policia qëndronte në njërën anë dhe nuk ndërhynte në mënyrë të hapur.
Dita e zgjedhjeve
Vëzhguesit ndoqën hapjen e qendrave të votimit në orën 7:00. Ata theksuan se bazuar në eksperiencat e tyre, komisionet e qendrave të votimit ishin të ngritura plotësisht me anëtarë që në mëngjes dhe ato nuk ishin mbledhur një ditë më parë. Pavarësisht këtyre problemeve, qendrat u hapën përgjithësisht në kohë.
Një vëzhguese e Partisë Agrare nuk u lejua në Tiranë. Ndërsa një përfaqësues i PAD-së ishte arrestuar. Kishte probleme me kutitë e votimeve në disa qendra nëpër rrethe.
Komisionet e qendrave të votimit
Kishte shkelje serioze nga anëtarët e komisioneve të qendrave të votimit. Kishte shkelje të hapura të ligjit zgjedhor. Vetëm kryetari dhe sekretari i Komisionit ishin të trajnuar. Në disa qendra kryetarët e komisioneve ndalonin anëtarët që të flinin më vëzhguesit. Nuk ishin dhënë arsye, por ishin refuzuar. Pati probleme me listat zgjedhore. Në disa kuti votimi numri i fletëve ishte më i madh se i firmave të hedhura në regjistrin e votuesve.
Në zonën e Peshkopisë, një ekip theksoi se rreth orës 4 pasdite, komisionerët e qendrës së votimit pretendonin se të gjithë votuesit kishin votuar, pavarësisht faktit se regjistri nuk kishte firma….
Disa ekipe raportonin njerëz që votonin me disa fletë votimi dhe në shumë raste votimi familjar ishte rregull.
Shumë vëzhgues raportonin prani të madhe policore Brenda dhe jashtë qendrave të votimit. Kjo ishte e theksuar veçanërisht në Berat dhe Lushnjë, ku forcat e rendit luanin një rol aktiv brenda qendrave. Në disa qendra të tjera në Tiranë, Berat, Kukës, vëzhguesi panë persona të paidentifikuar dhe civilë të armatosur.
Me një dekret presidencial ishte shtyrë orari i votimit nga ora 20:00 deri në 22:00. Mesazhi ishte komunikuar gjatë ditës disa prej qendrave të votimit. Dhe disa të tjera nuk e kishin marrë.
Numërimi i votave nuk është bërë sipas ligjit të zgjedhjeve. Në disa raste vëzhguesit theksuan manipulimin e rezultateve. Vendimet janë dhënë në mënyrë arbitrare nga kryetaret e komisioneve të caktuar nga qeveria. (Përmenden rastet e numërimit në 9 rrethe të ndryshme të vendit.)
Raundi i dytë u zhvillua në 9 zona ku kandidatët nuk kishin arritur të merrnin mbi 50 për qind të votave. Bazuar në vlerësime të kufizuara, raundi i dytë në tërësi ishte administruar më mirë krahasuar me të parit.
Rekomandime
Krijimi i një KQZ-je të përhershme dhe të pavarur
Vendosja e afateve më të pranueshme në ligjin elektoral për afatet
Krijimin e programeve edukative gjithëpërfshirëse të votuesve
Ridizajnimi i fletëve të votimit
Rishikimi i hartës elektorale
Përmirësimi dhe saktësimi i regjistrit të votuesve
Përcaktimi i qartë i rolit të policisë në procesin zgjedhor
Vendosja e standardeve në trajnimin e zyrtarëve që marrin pjesë në procesin zgjedhor
13 Maj 2009