E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkelje edhe në Prokurorinë e Tiranës

Pas masave drastike në Prokurorinë e Durrësit, ku u shkarkuan drejtuesi dhe zv/drejtuesi i këtij organi dhe pas shkeljeve të shumta, kryeprokurorja Ina Rama ka gati raportin për Prokurorinë e Tiranës. Drejtoria e Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme, pas kontrollit dyjavor në këtë akuzë, ka gjetur shkelje dhe abuzime me detyrën. “Pas ankesave të qytetarëve të shumtë dhe duke verifikuar një kontroll të Ministrisë së Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme urdhëroi kontrollin e Prokurorisë së Tiranës. Katër inspektorët kanë gjetur shkelje në këtë organ”, thanë burimet nga Drejtoria e Inspektimit. Sipas tyre, shkeljet e konstatuara nga Ministria e Drejtësisë në këtë prokurori janë pjesërisht të sakta. Afatet e hetimit dhe klasifikimi i veprave penale nga prokurorët janë dy nga problemet e konstatuara në këtë prokurori, e cila konsiderohet më e madhja në vend për nga numri i dosjeve që ka nën hetim dhe gjykim.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›