Rama: “Berisha dhe Basha të hetohen për lidhje me krimin”
Kreu i PS-së: “Korrupsioni dhe trafiqet kanë kapur shtetin”. Rama: “Prokuroria të hetojë kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm”
Shaban Sulçe
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka kërkuar hetimin e kryeministrit Berisha dhe të ministrit të Jashtëm Lulzim Basha për lidhjen e tyre me trafikun e armëve. Duke komentuar artikujt në media, të cilat provonin lidhjen e kryeministrit dhe të ministrit Basha, me të arrestuarin boshnjak Fazlliç, Rama tha se po dalin gjithnjë e më shumë në pah prova drithëruese të kapjes së shtetit nga klani i Berishës dhe klientët e pushtetit të korruptuar prej tij. “Dalja në dritë e fijeve që e lidhin me Shqipërinë, me klanin kryeministror e me Sali Berishën personalisht, një personazhi të akuzuar për të gjitha të zezat në rajonin tonë, na tregoi se veprimtaria e paligjshme me qëllim fitimi e këtij rrethi njerëzish ka nisur qysh me krijimin e qeverisë së votuar më 3 korrik të vitit 2005 për të luftuar korrupsionin”, - tha Rama.
Akuzat
Kryetari i Partisë Socialiste e akuzoi gjithashtu kryeministrin Berisha se i mashtroi të gjithë shqiptarët teksa erdhi në pushtet në zgjedhjet e vitit 2005, me premtimin e tij për të luftuar korrupsionin. Rama tha se Berisha jo vetëm nuk e luftoi korrupsionin, por u zhyt edhe më tepër në të, duke shkaktuar edhe skandale të rënda, si abuzimet me rrugën “Durrës-Kukës” dhe shpërthimin tragjik të Gërdecit. “Dalja në dritë e kësaj hallke tjetër të zinxhirit të rëndë të korrupsionit qeveritar tregon se as grabitja e fondeve publike nga rruga ‘Durrës–Kukës’, as punishtja e vdekjes në Gërdec, ku për qëllime fitimi u shpërdorua detyra shtetërore dhe vetë emri i Shqipërisë me pasojë humbjen e jetës së 26 të pafajshmëve, nuk janë të shkëputura nga një skenar i kapjes së shtetit dhe i ngritjes së një sistemi klanor korrupsioni që ka si tutor kryeministrin Sali Berisha. Gjurmët e nxjerra në dritë nga shtypi mbi këtë aktivitet tronditës për shtetin flasin qartë për një qeveri të orkestruar nga interesat e botës së fitimeve të paligjshme dhe çojnë tani për tani drejt Lulëzim Bashës, ministrit pa imunitet të Sali Berishës”, - tha Rama.
Prokuroria
Kryetari i Partisë Socialiste kërkoi nga Prokuroria që të marrë si të pandehur kryeministrin Berisha dhe ministrin e Jashtëm Lulzim Basha. “Kur do të thirret përpara organit të akuzës kjo lule e fushatës antikorrupsion të vitit 2005, që sot endet rrugëve të botës pa imunitet për të përfaqësuar Shqipërinë dhe ndërkohë bën një rrugë e dy punë, nga njëra anë flet për punët e jashtme të vendit tonë të përbashkët me të mëdhenjtë e botës, nga ana tjetër kujdeset për punët e brendshme të klanit Berisha me Fazlliçët e interesave të paligjshme? Kur do të ndërhyjë Prokuroria për të marrë në zotërim dokumentet e bëra publike nga shtypi dhe për të hetuar në thellësinë e kanaleve që lidhin marifetçiun e prangosur në Bosnjë me klanin Berisha dhe për të zbardhur aktivitetin e këtyre kompanive, të cilat kanë gjeneruar shuma të mëdha parash me destinacion Qipron, ku çuditërisht, ose aspak çuditërisht, çojnë edhe gjurmët e trafikut të armëve?” - tha Rama. Kreu i selisë rozë ka shprehur mbështetjen e Partisë Socialiste ndaj organit të akuzës për të zbardhur aferat korruptive, që kanë kapur piramidën qeveritare.
7 Tetor 2008