Rama: Berisha me fjalorin e tij ofroi modelin e gangos së lagjes
Habjon Hasani
Kryesocialisti Edi Rama ka reaguar sërish pas maskaradës së ndodhur në Kuvend si pasojë e debatit vulgar mes Kryeministrit dhe deputetit Taulant Balla. “Për fat të keq më duhet të riflas lidhur me shfaqjen e ulët që kryeministri i vendit dha këtë javë përmes agresionit të tij ndaj deputetit Taulant Balla që ishte një agresion ndaj parlamentit dhe gjithë qytetarëve e qytetareve të Shqipërisë. Për fat të keq më duhet të riflas sepse pas agresionit nuk erdhi ndjesa, madje nuk pasoi as heshtja, po vijoi shfaqja e ulët duke e ulur edhe më poshtë shkallën e besimit të shqiptarëve tek kjo politikë e vjetër e tek ky parlament i lindur nga imoraliteti i Dushkut dhe i katandisur në një teatër të të gjitha varieteve të imoralitetit politik.Për fat të keq më duhet të riflas sepse nuk mund të heshtet përpara aktit edhe më të turpshëm të justifikimit të turpit me një turp tjetër. Turpi tjetër ishte kalimi i fajit të pashlyeshëm nga agresori tek viktima, përmes justifikimit se kryeministri na qenkej provokuar”, -ka deklaruar Rama.Kreu i socialistëve ëshë shprehur se justifikimi që Kryeministri i ka bërë sjelljes së tij është po aq i papërgjegjshëm sa edhe vetë sharjet dhe batutat e tij plot eros. “Dhe këtë justifikim, e bëri jo vetëm vetë kryeministri i një vendi që po hyn në NATO e do të hyjë në BE, por edhe një kor deputetësh e ministrash, të gjithë ligjvënës.Sipas të cilëve çdo njeriu në këtë vend i lindka e drejta që kur ndjehet i provokuar të bëjë atë që bëri Sali Berisha në parlament”, -tha Rama.
“Modeli Gango”
“Pra, për fat të keq, sipas këtyre zotërinjve që na qeverisin, cdokush është i përligjur të veprojë sic veprohej përpara se të lindte Kanuni dhe të mos e cajë kokën fare as për ligjet e shoqërisë ku jetojmë, as për normat e bashkëjetesës qytetare dhe as për gratë, vajzat, fëmijët. Sipas këtij leksioni halucinant, që Sali Berisha dhe shpura e shërbëtorëve të tij dhanë mu në sallën e parlamentit të Shqipërisë, cdo lloj agresioni i egër verbal në mjedisin tonë shoqëror është i justifikuar, cdo lloj rrugaci që i vërsulet me zhargonin kryeministror të asaj nate një qytetari a një familjeje cfarëdo në rrugë, në plazh, në autobuz, në stadium, në park, në kafene, është i justifikuar, sepse barra e faji, sipas shumicës së ligjvënësve të Kuvendit të Shqipërisë ka kaluar nga agresorët tek provokatorët”, -ka deklaruar dje Rama. Sipas Ramës ky leksion haluçinant i Kryeministrit, që lindi me slloganin, "Koha për Ndryshim", jep shembullin se si çdo qytetar e qytetare, çdo familje e komunitet, duhet të bëjë kujdes të mos provokojë me vështrime, gjeste, fjalë, ndonjë "të fortë" të lagjes apo ndonjë grup rrugecërish në mjedisin publik, po të uli kokën e të mbylli gojën kur ka të tillë rreth e rrotull.
Qëndrimi i PS
Megjithë spektaklin e hidhur që dha Kryeministri në Kuvend, kreu i socialistëve është treguar i vendosur të orientojë opozitën dhe socialistët drejt një tjetër lloji të bërit politikë. “Pas këtij leksioni haluçinant, të kryeministrit të Shqipërisë, ne kemi vetëm një rrugë, për të shpëtuar nga pasojat e kësaj rruge pa krye ku Sali Berisha dhe të tijtë kanë futur vendin dhe kjo është rruga e bashkimit të qytetarëve shqiptarë, burra e gra, të moshuar, të reja e të rinj, përtej të majtës e të djathtës, në një rrjet të madh mirëkuptimi e solidariteti njerëzor. Për një Shqipëri ku politika flet me gjuhën e urtësisë e jo të rrugacërisë, ku parlamenti rrezaton gjuhën më të lartë shqipe e jo nënkulturën e rrugës, ku njerëzit me detyra publike mishërojnë respektin ndaj qytetarit e jo talljen me hallet e shpresat e tij. Të gjithë ata e ato që përpara se të jenë socialistë a demokratë, janë njerëz me dinjitet, janë qytetarë e qytetare, janë prindër, gjyshër e gjyshe, nipa a mbesa me të drejtë vote, duhet të bëhen pjesë e bashkimit të ri, për t'i dhënë fund vitin e ardhshëm, me votën e së ardhmes kundër së shkuarës, këtij degradimi të patolerueshëm të politikës së vjetër të së shkuarës, të parlamentit të gjuhës së vjetër të sulmeve me libër shtëpie, të akuzave e të shpifjeje pa karar e as kandar”,- ka theksuar Rama.
Maskarada në Kuvend, Berisha fajësoi Ramën
“Po i them Edi Ramës këtu nga kjo sallë, lëri mesazhet e turpshme dhe letrat e hapura se unë kam 20 vjet në politikë”, - tha Berisha pak orë pas incidentit me Ballën duke theksuar se gjithë provokacionin e deputetit Taulant Balla ia atribuon Edi Ramës. Kryeministri Sali Berisha sherrin me socialistin Taulant Balla të zhvilluar në seancën e së hënës ia faturoi kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama , që sipas tij ka nxitur deputetët e tij ta provokojnë. Berisha i ka bërë ndërkohë thirrje Ramës të ndalojë mesazhet e turpshme në adresë të tij. Duke fajësuar në këtë mënyrë kryesocialistin, Berisha i përcolli një mesazh Ramës nga salla e Parlamentit. “Lëri mesazhet e turpshme. Lëri letrat e hapura”, - tha ai. Ky reagim i Kryeministrit erdhi vetëm një ditë pasi kreu i selisë rozë dënoi ashpër fjalorin e Berishës duke e quajtur atë si një turp të cilin shqiptarët duhet ta kujtojnë ditën e votimit. Madje Rama pohoi se qëndrimi i Berishës në seancë tregoi se orës së tij po i
28 Korrik 2008