E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli “prenoton” ardhjen e investitorëve italianë



Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatë një vizite në Itali ka marrë konfirmimin nga zëvendëssekretari i Këshillit të Ministrave të Italisë, Xhani Leta se së shpejti do të ketë një vizitë së bashku me Kryeministrin Berluskoni dhe një grup investitorësh italianë për të rritur kështu bashkëpunimin politik por edhe atë ekonomik mes të dy vendeve. Nga ana e tij Leta ka theksuar gjithashtu se Italia e sheh me shumë interes Ballkanin dhe në mënyrë të veçantë zhvilimet në Shqipëri, duke konfirmuar një mbështetje të fortë e të vazhdueshme të Qeverisë Italiane për Shqipërinë. Gjatë këtj takimi, duke bërë një pasqyrim të shkurtër të zhvillimeve në Shqipëri, reformave fiskale e politike, Kryetarja e Kuvendit tha se “falë një lidershipi të fortë dhe reformave kurajoze Shqipëria në një kohë rekord po mbyll fazën e ratifikimit të MSA-së”. Duke shprehur vlerësimet për mbështetjen e Italisë në të gjitha proceset integruese Topalli tha se “e konsiderojmë partnerin tonë kryesor në rrugën drejt integrimit euro-atlantik”. Ndërkohë nga ana e tij, Xhani Leta duke shprehur kënaqësinë për hapat e bëra nga Shqipëria, vlerësoi rolin e Kuvendit dhe veprimtarinë e Kryetares Topalli ‘si avokate e fortë e Shqipërisë’ dhe garantoi një mbështetje të fortë e të vazhdueshme të Italisë e veçanërist të Qeverisë italiane për Shqipërinë.

28 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›