E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahia: PLL-ja angazhim serioz për fitoren e së djathtës

02/06/2009  “Lëvizja e Legalitetit”

Kryetari i partisë “Lëvizja e Legalitetit” Ekrem Spahia gjatë një takimi elektoral në Qarkun e Kukësit ka deklaruar se forca politike që drejton nuk është bërë pjesë e koalicionit të djathtë politik thjesht e vetëm për përfitime elektorale. Sipas tij, PLL-ja reflekton seriozitetin dhe angazhohet për të kontribuar në fitoren e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. “PLL-ja nuk e konsideron pjesëmarrjen në koalicionin e djathtë si një komoditet elektoral, por një angazhim serioz për të kontribuar në fitoren e së djathtës në Shqipëri”, - ka thënë Spahia. Ai u shpreh se gjatë katër vjetve të fundit qeveria e koalicionit të djathtë janë ndërmarrë shumë reforma të rëndësishme, të cilat kanë transformuar vendin. Ai përmendi reformat në arsim, shëndetësi, në sistemin fiskal. Por në këtë takim elektoral Spahia e vuri theksin në ndërtimin e rrugës Durrës–Kukës–Morinë, e cila bashkoi përfundimisht dy pjesët e kombit shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›