E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarimi i pasurisë, ILDKP: Hetim për 192 zyrtarë

Tiranë- 192 zyrtarë do të hetohen për deklarimin e pasurive, midis të cilëve dhe Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu.

Në bazë të shortit të hedhur në ambjentet e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, do ti nënshtrohen hetimit gjithashtu zv.ministrja e Drejtësisë, Brikena Kasmi dhe deputetët Ledina Aliolli, Fatos Beja, Igli Cara, Arben Malaj, Qemal Minxhozi, etj.

Pas përfundimit të shortit u zgjodh edhe struktura hestuese e cila do të zbulojë nëse ka pasuri të pa dëshiruar. U zgjodhën 29 gjyqtarë dhe prokurorë, 6 deputetë dhe drejtues të institucioneve kushtetuese, 9 drejtorë të përgjithshëm, 17 drejtues lokalë, 55 nënpunës civilë dhe 73 persona nga Administrata Tatimore dhe Doganore.

Në short morën pjesë 4560 zyrtarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›