Ulja në Rinas pa leje i kushton 9 milionë pilotit italian
16/04/2009 Gjobë Antonio Lubranos për veprën penale të “shkeljes së rregullave të fluturimit”
Gushtin e kaluar për një defekt në avion u ul pa lejen e kullës së vrojtimit
TIRANË- U ul në aeroportin e Rinasit për t’i shpëtuar ndonjë shpërthimi të mundshëm, por është cilësuar fajtor. Ndërsa kërkonte të shkonte në Greqi për biznes Antonio Lubrano, përfundoi në gjykatën e Tiranës me akuzën e “Shkeljes së rregullave të fluturimit”. Ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor për pilotin italian Antonio Lubrano dhe gjykata ka vendosur dënimin ndaj tij. Gjykata e ka cilësuar fajtor të pandehurin me shtetësi italiane për veprimin e kryer duke u ulur në Rinas pa leje të autoriteteve përkatëse. Piloti italian Antonio Lubrano, i cili u ul pa lejë në aeroportin “Nënë Tereza”, Rinas është dënuar dje me 900 mijë lekë gjobë. Gjykata e Tiranës e ka dënuar atë për veprën penale të “shkeljes së rregullave të fluturimit”. Ngjarja për të cilën akuzohet piloti ka ndodhur më 4 gusht të vitit të kaluar. Sipas akuzës, i pandehuri ka qenë duke udhëtuar me avionin e tij privat, nga Italia në drejtim të Greqisë, por më urgjencë është ulur në aeroportin e Rinasit, pa marrë lejen nga kulla e vrojtimit. Italiani, udhëtonte me një mjet fluturues që sipas hetuesve hyn në kategorinë e aeroplanit super i lehtë. Sipas hetimeve, piloti ishte nisur së bashku me një shokun e tij në drejtim të Greqisë, për çështje biznesi. Por, në momentin që ai po kryente fluturimin mbi bregdetin shqiptar, avioni pësoi defekt dhe ka kërkuar ulje të detyrueshme. Në mungesë të pistave të vogla të zbritjes, biznesmeni ka kërkuar të ulë avionin e tij në pistën e aeroportit të Rinasit, por pa lejen e kullës së vrojtimit. Lubrano mësohet të ketë ngatërruar frekuencat e kullës shqiptare të vrojtimit, të cilat janë 870, ndërsa ai kërkonte komunikimin në frekuencat 870.05, në të cilën nuk i përgjigjej njeri. Në këto kushte duke parë rrezikun e shpërthimit, biznesmeni Lubrano, ka ulur aeroplanin e tij. Në këtë moment kishte përfunduar zbritjen aeroplani i kompanisë gjermane “Lufthansa”. Sipas Prokurorisë, rreziku që mund të shkaktonte Lubrano nga veprimi i pakontrolluar ishte tepër i madh.