E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ‘Dialog’ në Qafë Mali në Pukë

Kryetari i Partisë Socialiste ka vijuar turin e tij "Dialog me Shqipërinë" në verilindje, në rrethin e Pukës, në komunën "Qafë e Malit".

Gjatë komunikimit me banorët e kësaj zone, Rama ka denoncuar braktisjen nga politika dhe shteti i banorëve të zonës veriore. "Ju keni nevojë për një ndryshim real, keni nevojë për një ndryshim që të shkëputeni nga zinxhiri i këtyre viteve që po ju varfërojnë, që po ju humbasin dëshirën për të qëndruar në vendlindjen tuaj, që po ju mësojnë se jeta në këto zona është e pamundur", u shpreh Rama. Kreu socialist i ka premtuar atyre se bashkë mund të bëjnë ndryshimin që kërkohet për ta. "Duke filluar nga ata që kemi pranë fqinjët, bashkëfshatarët dhe bashkëqytetarët tek të cilët duhet të zbulojmë aleatët tanë përtej partive politike, përtej të majtës dhe të djathtës, përtej kufijve që na kanë vendosur në 17 vjet interesat e politikanëve dhe në këtë aleancë të madhe qytetarësh, prindërish, shqiptaresh dhe shqiptarësh që në radhë të parë dëshirojnë sigurinë dhe ardhmërinë e  fëmijëve të tyre, ne mund të ndërtojmë rrugën e re", tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›