Zogaj: Uroj që Mediu të ketë vetëm përgjegjësi politike
Maxhoranca do të mbështesë Prokurorinë e Përgjithshme në zbardhjen e plotë të tragjedisë së Gërdecit. Kryetari i Komisionit të Jashtëm parlamentar, Preç Zogaj, flet në një intervistë për "Zërin e Amerikës" lidhur me kërkesën e fundit të Prokurorisë për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
I ndodhur në krye të një delegacioni shqiptar gjatë një vizite në Departamentin e Shtetit dhe Kongresin Amerikan, Zogaj uron që përgjegjësia e Mediut të jetë vetëm politike, teksa shton se në të tilla raste transparenca dhe zbardhja e gjithë ngjarjes është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. "Natyrisht që maxhoranca unanimisht ka mbështetur Prokurorinë në të gjitha veprimet që do të çojnë në zbardhjen e së vërtetës dhe përgjegjësve. Mendoj se është edhe në interes të Mediut që ky hetim të jetë i plotë dhe i gjithanshëm. Ndoshta tragjedia e Gërdecit përbën një ndalim për një karrierë, ose për karriera të tjera, por gjithsesi këtu transparenca dhe e vërteta vlen më shumë se çdo gjë tjetër", shprehet Zogaj. Deputeti i PD-së vlerëson sistemin proporcional rajonal me të cilin do të votohet në zgjedhjet e ardhshme, për të cilin thotë se ky sistem zhduk fenomenin e Dushkut dhe krijon një qeverisje të qëndrueshme.
Ju keni qenë këto ditë dëshmitar i një klime bashkëpunimi shumë të mirë këtu në Kongresin amerikan. Duket se edhe klima në Shqipëri ka ndryshuar, duket se NATO ishte një shtytje për këtë klimë të re. A ia vlen të shpresojmë se kjo klimë do të ndryshojë, a ka një ndërgjegjësim të klasës politike shqiptare se nuk ecet më me politikën konflikuale?
Është e vërtetë që ne sollëm në Kongresin amerikan dhe në Departamentin e Shtetit, kudo ku jemi pritur këto ditë, një pamje të konsensusit që është realizuar në Shqipëri këto ditët e fundit dhe për këtë arsye jemi mirëpritur nga të gjithë partnerët dhe miqtë amerikanë. Ka një dëshirë të madhe nga ata që Shqipëria të ecë në këtë rrugë dhe pyetja që shtrohet është kjo, që konsensus shumë mirë, po ku do shkohet më tej? Marrja e ftesës ka pasur një ndikim të madh për të ulur forcat politike në dialog, por unë konstatoj se ka një vetëdije të re për nevojën e dialogut politik në Shqipëri, për nevojën e bashkëpunimit. Është tamam koha për të mpiksur atë që ne tani po e quajmë kultura e sjelljes si një vend i NATO-s, që do të thotë se dialogu është një gjendje. Shqipëria ka nevojë të jashtëzakonshme për të kapërcyer konflikualitetin politik, që e ka munduar gjatë këtyre kohëve. Ka filluar një erë e re dhe jemi të gjithë të përkushtuar që kjo rrugë të vazhdojë.
Flasim pak për imunitetin e zotit Mediu. Siç dihet, Prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit, ndërkohë që edhe qëndrimi i opozitës është tashmë i ditur, që në fillim ka bërë përgjegjës zotin Mediu për ngjarjen e Gërdecit. Si do të reagojë maxhoranca ndaj kësaj kërkese?
Gjatë vizitës këtu në SHBA ne gjetëm gjurmët e punës së ish-ministrit të Mbrojtjes dhe një politikani të maxhorancës që është Fatmir Mediu. Unë nuk mund të flas për gjurmët e tij në tragjedinë e Gërdecit. Ajo është një tragjedi kombëtare, që na ka tronditur të gjithëve. Prokuroria ka nisur një hetim dhe po e vazhdon. Kemi kërkuar asistencë të SHBA-së për t'i dhënë më shumë profesionalizëm, transparencë dhe besueshmëri këtij hetimi shumë të rëndësishëm. Mbështesim plotësisht Prokurorinë e pavarur për nxjerrjen e përgjegjësive për të çuar fajtorët në bankën e drejtësisë dhe për të ndëshkuar ligjërisht të gjithë përgjegjësit. Unë në këtë sens do të uroja që ish-ministri Mediu të ngelet në suazën e përgjegjësisë politike. Natyrisht që maxhoranca unanimisht ka mbështetur Prokurorinë në të gjitha veprimet që do të çojnë në zbardhjen e së vërtetës dhe përgjegjësve. Mendoj se është edhe në interes të Mediut që ky hetim të jetë i plotë dhe i gjithanshëm. Ndoshta tragjedia e Gërdecit përbën një ndalim për një karrierë, ose për karriera të tjera, por gjithsesi këtu transparenca dhe e vërteta vlen më shumë se çdo gjë tjetër.
Të prekim pak reformën zgjedhore. Si e shikoni ju konfigurimin e Parlamentit me sistemin proporcional rajonal, kur dihet se ai do krijojë bipolarizimin e politikës?
Ky është një sistem që u adoptua si një reflektim për problemet që ka krijuar ligji zgjedhor në fuqi, siç është fenomeni i Dushkut, që ka të bëjë me votën e deformimit të vullnetit të zgjedhësve. Ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e partnerëve tanë për të bërë këtë reformë zgjedhore dhe për të eliminuar sistemin që prodhon deformimin e votës. Unë mendoj se, pavarësisht debateve që mund të bëhen, sepse të gjitha sistemet elektorale kanë të dyja anët e medaljes, prandaj ka dhe shumë sisteme, sepse çdo vend zgjedh dhe përshtat një sistem që i përgjigjet nevojave të atij vendi në një moment dhe rrethanë të caktuar. Janë të nevojshme këto gjëra; e para, që të eliminohet njëherë e përgjithmonë fenomeni i Dushkut dhe sistemi rajonal realizon këtë gjë. Zgjedhësit do të votojnë partitë dhe listën e deputetëve rajonalë që pëlqejnë më shumë.
Nuk i veçon kjo votuesit nga deputetët, të cilët do të votojnë?
Po, krijon një veçim relativ. Do ishte një distancë më e madhe midis votuesve dhe deputetëve nëse do të votonin me proporcional kombëtar. Por proporcionali rajonal krijon njëlloj kontakti edhe të deputetëve konkretë me zgjedhësit. Për shembull, në rajonin e Lezhës do të ketë 7 deputetë, do të jetë një listë me 7 kandidatë nga çdo parti dhe pak a shumë zgjedhësit do t'i njohin fituesit, megjithëse ata do të votojnë për siglat partiake. Pra është sistemi që krijon garanci, vota shkon te subjekti e kandidatët konkretë dhe numërohet si e tillë. Është gjithashtu sistem që krijon një qeverisje të qëndrueshme dhe për koalicione reale, jo për koalicione që vijnë si produkt i kombinacioneve nëpër tavolina. Gjithsesi ky sistem është u mirëprit edhe nga kolegët tanë në Departamentin e Shtetit dhe Kongresin amerikan. Ne kishim me vete edhe përfaqësues të partive të vogla, zoti Arjan Starova, ishte Arta Dade nga PS-ja dhe pak a shumë u vlerësua fakti që Shqipëria kërkon të lëvizë drejt një sistemi elektoral, që krijon më shumë transparencë në votim, në ndërtimin e qeverisë dhe në nxjerrjen e një opozite.