E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tetraplegjiku synon të bëhet deputet

Fakti që është i paralizuar dhe ka statusin e tetraplegjikut nuk e ka penguar aspak ish-kampionin e xhudos, Anton Shkoza, të hyjë në garën për deputet. Kandidati tetraplegjik, i cili është në listën e PDK-së në Qarkun e Tiranës, jeton në një shtëpi të ndërtuar mirë në qytezën e Vaut të Dejës. Pavarësisht se është përkushtuar tërësisht pas sportit të xhudos, ku drejton dhe nxjerr kampionë çdo vit në ekipin e xhudos të Vllaznisë për vajza e djem, Shkoza tashmë u është përkushtuar punëve për të përfaqësuar tetraplegjikët në Parlamentin shqiptar. Personi që shihni në foto duke punuar në kompjuter me një dorezë që imiton gishtërinjtë e duarve është Anton Shkoza. Prej vitit 2000 ai qëndron i paralizuar, pasi gjatë përgatitjeve për lojërat olimpike të vitit 2002 pësoi aksident gjatë stërvitjes. Para se të paralizohej, Antoni mbante prej 7 vitesh titullin kampion i xhudos në Shqipëri. Duke rrëfyer ëndrrën e tij për t‘u bërë deputet, Anton Shkoza thotë se ka qenë shoqata e tetraplegjikëve ajo që e ka propozuar emrin e tij si përfaqësues. Ai është dekoruar nga Presidenti Alfred Moisiu dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›